showbiz

“Big Brother VIP”/ Vrenozi dhe Selin debatojnë ashpër për Kristin: E ke fytyrën si … (VIDEO)

“Big Brother VIP” ka nisur edicionin e tij të pestë, e që në ditët e para nuk kanë munguar debatet dhe diskutimet mes banorëve.

Një nga përplasjet më të komentuara ka qenë ajo mes Ilir Vrenozit dhe Selin, e cila lidhet me sjelljen e Kristit brenda shtëpisë.

Gjatë bisedës, Vrenozi shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke ironizuar situatën dhe duke deklaruar se ishte lënë në divan për të fjetur, ndërsa sipas tij, Kristi kishte vepruar me qëllim.

Më thoshte ik shtrihu, më latë aty më mbuluat, doli ky skuthi na solli këtu”, u shpreh Vrenozi.

Nga ana tjetër, Brikena ndërhyri në diskutim duke theksuar se e kishte kuptuar lojën e Kristit pa e thënë hapur.

Sipas saj, veprimi ishte bërë që Vrenozi të pushonte dhe të flinte në divan.

Debati u shoqërua edhe me komente ironike dhe batuta, ku Vrenozi e quajti Kristin “skuth me të qeshur të ngjeshur”, duke e akuzuar se i bënte gjërat “për interesa të vogla”.

 

të fundit

Horoskopi 17 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të hapur në marrëdhëniet tuaja dhe…

7 hours ago

Baton Haxhiu: SPAK merret me mesazhet, kërkon të demonizojë persona, kjo e dobëson drejtësinë

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se hetimet e SPAK dobësohen kur…

8 hours ago

45 vjet burg për ish-krerët e UÇK, Fevziu: Skandaloze! Kam frikë se do t’i dënojnë

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi si skandaloze kërkesën e Prokurorisë Speciale…

8 hours ago

Fronti i rrëshqitjes së dheut në Siçili tejkalon 5 km, Meloni: Do të ndajmë 150 milionë euro për të bërë ndërhyrje

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u kthye sot në qytetin Nissemi në Siçilinë lindore, ku më shumë se dy mijë banorë…

9 hours ago

“I quan prokurorët qen dhe minj!”/ Shehaj: Rama i shqetësuar nga drejtësia, mund të pezullohet pas Ballukut

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ligjin që…

9 hours ago

Dëmtimi po zgjat më shumë se sa mendohej, futbollisti i Kombëtares humb edhe ndeshjen me Interin

Situata e dëmtimit të mesfushorit Medon Berisha ka nisur të bëhet paksa shqetësuese, pasi rikuperimi i tij po zgjat më…

9 hours ago