showbiz

“Big Brother Vip”/ Paralajmërimi i Roza Latit: Nëse nuk merren masa, unë do të …

Moderatorja e njohur Roza Lati, pas debatit me Meri Shehun, ka deklaruar se nëse Vëllai i Madh nuk merr masa, do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP3”.

Me gjithë dëshirën e madhe për të dhuruar show, Roza tha se do t’i japë fund rrugëtimit të saj në këtë format.

Gjatë një bisede me Ilnisën, por edhe banorët e tjerë, moderatorja është shprehur se imazhi është më i rëndësishëm për të.

Sipas Rozës, një video e saj që merr një shuplakë të pamerituar, po bën xhiron e rrjetit dhe kjo është e patolerueshme për të.

“Nuk ka shanse të përdhoset figura ime në ekranin shqiptar”- tha Roza, duke pranuar se nuk dëshiron të konfliktohet “me një njeri me luhajtje skizofrenike”.

Roza: “ Më janë errur sytë tek ajo kapja e mjekrës aty”.

Ilnisa: “Pse ta kapi mjekrën? Te cila pyetje ta kapi mjekrën”?

Roza: “Kam përshtypjen se biseda e fundit ishte kur I thash “Meri t’i e mbyll me një debat, këput një ofendim aty dhe ikën, ndërkohë që mund të dialogosh aty”. Këtë po i thoja dhe nuk dua të zë më be por po i flisja si shoqe, si motër dhe u çua, nuk e mbaj mend fare ça ka thënë, u çua më kapi kështu (me dorë për mjekre), më ra me shpullë dhe iku.

Shuplaka erdhi duke ngrënë kek me qumësht, duke bërë një bisedë njerëzore. Po të më kishte ardhur se e kisha shtyrë, do të kisha manovruar ndryshe sepse ne të gjithë kemi ardhur këtu për një lojë. Unë nuk do të prish figurën time, të shtyjë tjetrin të më qëllojë. Nuk e çoj deri në atë pikë tjetrin unë”.

Ilnisa: “Ti je e sigurt për vendimin që të dalë, për vendimin që do merret apo ti do marrësh të shtunën”.

Roza: “Unë jam e sigurt që pas kësaj gjëje nuk ka shanse të përdhoset figura ime në ekranin shqiptar. Një shpullë është regjistruar në internet nga një Meri pa i bërë gjë. Në rregull”?

Ilnisa: “Është e vështirë situata sepse mua më tremb ti kur thua regjistrimi, shpulla, internet…”.

Roza: “Unë nuk dua të konfliktohem me një njeri me luhajtje skizofrenike. Kjo ishte e tepërt. Është dita e pestë, është e tepërt. Nuk e gjej dot veten fare vërdallë. Po ndihem në gjëmba, s’po e kapërdijë dot gjestin e asaj të pamerituar. Kërcënimin dhe presionin… do vijë dita do zihemi edhe bashkë, është lojë, por jooo unë ty ti mua “të zhduk””.

Ilnisa: “Ti e sheh veten brenda Shtëpisë”?

Roza: “Nëse Vëllai Madh nuk merr masa,,,, unë do të largohem. Më vjen shumë keq sepse kisha ardhur këtu me idenë dhe dëshirën që të dhuroja shoë, por unë do dalë nga shtëpia”.

Ilnisa: “Nuk është se ajo të lidhi dhe të uli në karrige duke tu rrotulluar rreth e rrotull”.

Roza: “O zemra ime, të të vëri tjetra dorë. Dhe “të të kërcënojë se do të zhduk nga Tirana për 24 orë?!”.

Ilnisa: “Dakord pra dakord, por ti e shikon si të pazgjidhur gjënë”.

të fundit

Hoxha: Ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor përafrojnë standardet me BE-në

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ka prezantuar në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, të…

6 minutes ago

Tahiri kërkon bashkim për Ligjin e Speciales dhe mbështetje për çlirimtarët në Hagë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur për të diskutuar lidhur me situatën aktuale , pas vendimit të…

6 minutes ago

Shqipëria synon fitoren ndaj Finlandës në Helsinki, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëria zbret në fushë me një formacion 4-3-3 në përballjen e Ligës së Kombeve ndaj Finlandës, me përzgjedhësin Rolando Maran…

15 minutes ago

Haxhiu: After 27 years, the families of three missing intellectuals learned the truth

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se në Mitrovicë janë kujtuar dhe nderuar Adem Beqiri, Idriz Rrecaj…

24 minutes ago

Berisha opposes leaving institutions: It would serve Rama

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur propozimeve dhe diskutimeve të aleatëve politikë gjatë takimit në selinë blu, duke u ndalur…

25 minutes ago

Kurti holds meetings with diplomats from the United States, the United Kingdom and Germany

Kryeministri i ngarkuar i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime me përfaqësuesit diplomatikë të Shteteve…

25 minutes ago