showbiz

“Big Brother VIP Kosova”/ Alba konflikohet me Limin dhe Dolcen

Gjatë festës së organizuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, është regjistruar një tjetër moment tensioni mes banorëve, kësaj radhe mes Alba dhe Dolce, ku në qendër të situatës ishte Limit.

Gjatë vallëzimit, Limi ka tentuar fillimisht ta afrojë Albën, duke e marrë nën krah, por ajo ka refuzuar këtë veprim.

Situata është ndërlikuar edhe më tej në momentin kur Dolce i ka bërë thirrje Albës që t’i bashkohej asaj dhe Limit në vallëzim, por Alba ka refuzuar sërish, duke kërkuar që të mos prekej me dorë.

Ky moment ka krijuar tension të dukshëm mes tre banorëve, duke u reflektuar edhe në reagimet e tyre të mëvonshme gjatë festës.

Situata mes Albës, Limit dhe Dolces vazhdon të mbetet e ndjeshme, veçanërisht për faktin se Dolce aktualisht është në një lidhje me Limin.

Nga ana tjetër, Alba ka shprehur më herët se ndihet e lënduar emocionalisht, duke parë ish-të dashurin e saj në një marrëdhënie me një banore tjetër brenda shtëpisë. Kjo ka ndikuar që çdo ndërveprim mes tyre të shoqërohet me tension dhe keqkuptime.

Raportet mes tre banorëve mbeten një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni, ndërsa publiku vijon të ndjekë me interes zhvillimet e radhës në Big Brother VIP Kosova.

të fundit

Kush mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes/ Zbardhet LISTA me 19 shtetet

Është zbardhur lista e plotë me emrat e 19 shteteve që morën pjesë në ceremoninë nënshkruese të Bordit të Paqes,…

13 minutes ago

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama i përgjigjet opozitës: Zgjodha të mirëprisja vajzën e Trump me lejen e babait

Këtë të enjte, kryeministri i vendit Edi Rama, ka sqaruar arsyen pse nuk ishte në Davos për të nënshkruar marrëveshjen…

37 minutes ago

Aksident i rëndë në Durrës, plagosen 5 persona

Këtë të enjte, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku si pasojë janë plagosur pesë…

1 hour ago

Masa e pezullimit ndaj Ballukut në GJKKO/ Përfaqësuesi i Qeverisë: Çfarë ndodh nëse Apeli e rrëzon?

Këtë të enjte, gjatë seancës për të shqyrtuar kërkesën e kryeministrit, lidhur me vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra…

1 hour ago

Ndodh puthja e parë e këtij sezoni në Big Brother VIP Albania

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndodhur puthja e parë për këtë sezon, duke shënuar një moment që…

2 hours ago

Ndodh sherri i parë mes kunatave, Greta-Selin: Pse të djeg për Mirin, ke qëndruar në krevat me të

Në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka shpërthyer debati i parë mes Selin dhe Gretës, vetëm pak orë pasi…

2 hours ago