showbiz

“Big Brother VIP Albania 5″/ Cilët banorë rrezikojnë të eliminohen

Një mekanizëm i ri dhe i papritur nominimesh ka sjellë tension dhe dinamika të reja në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, duke ndryshuar rrjedhën klasike të lojës dhe duke vënë përballë njëri-tjetrit banorët që prej hyrjes së tyre të parë në shtëpi.

Në qendër të këtij mekanizmi ishte një ruletë, përpara së cilës u vendosën katër banorët e rinj.

Fati i ndau rolet qartë: dy prej tyre do të kishin në dorë shpëtimin e banorëve, ndërsa dy të tjerët do të vendosnin për nominimet.

Ky proces solli vendime të shpejta, por jo pa arsye personale dhe tensione të akumuluara.

Juxhini dhe Stenaldo, u përballën me zgjedhjen për të shpëtuar nga nominimi dy banorë. Juxhini vendosi të shpëtojë Brikenën, një zgjedhje që u interpretua si afërsi dhe mirëkuptim mes tyre, ndërsa Stenaldo zgjodhi të shpëtojë Ilirin, duke i dhënë atij një avantazh të rëndësishëm në këtë fazë të lojës.

Ndërkohë, roli më i vështirë i ra Juelës dhe Armelës, të cilat duhej të çonin dy banorë në nominim. Armela zgjodhi Lornën, vendim që erdhi pas debatit të fortë mes tyre që në ditët e para të bashkëjetesës.

Nga ana tjetër, Juela vendosi të nominojë Kristin, duke u shprehur se nuk ishte ndier e mirëpritur prej tij dhe se raporti mes tyre kishte nisur me distancë.

Por loja nuk mbaroi këtu. Lorna dhe Kristi, tashmë të nominuar, u përballën edhe ata me një zgjedhje vendimtare: secili duhej të zgjidhte nga një banor tjetër për ta çuar në nominim.

Kristi zgjodhi Senon, ndërsa Lorna vendosi të nominojë Selin, duke kompletuar kështu listën e katër të nominuarve.

Tashmë, Seli, Seno, Kristi dhe Lorna janë në televotim, dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën e ardhshme.

Ky mekanizëm i ri, jo vetëm që ka shtuar tensionin dhe strategjitë brenda shtëpisë, por ka nxitur edhe reagime të forta nga publiku, duke e bërë javën në vijim vendimtare për fatin e lojës.

të fundit

Reforma Territoriale duhet t’i rezistojë kohës/ Boçi në Komision: Të bëhen dëgjesa edhe me qytetarët, të menaxhohen nga një sekretariat i pavarur, Bashkitë kontrollohen nga maxhoranca

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, u diskutua për kalendarin e punës. Bashkëkryetari Luçiano Boçi…

6 minutes ago

Arjan Konomi përplaset ashpër me Krusitën: Ishe zhgënjim total, vetëm merrje frymë

Opinionisti i Fan Club, Arjan Konomi, është përplasur me Krusitën për qëndrimin e saj në Big Brother VIP Albania. Ai…

24 minutes ago

Duhet transparencë e plotë mbi 500 milionë euro tenderat e AKSHI-t/ Jorida Tabaku: S’ka auditim si janë shpenzuar fondet, po ndërtojnë një Republikë të të korruptuarve

Në vijim të debatit për projektligjin e Qeverisjes Elektronike në Komisionin e Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e…

1 hour ago

Rama nga Kosova: Nëse 4 liderët e UÇK-së ‘varrosen’ për së gjalli, duhet të arrestohen Bill Clinton, Havijer Solana, Tony Blair dhe… (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama , i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së…

2 hours ago

‘Ka ego të sëmurë’/ Zebërvoki shpërthen ndaj Luiz Ejllit: Më bëri bllok pa arsye

Zebërvoki ka bërë një reagim të fortë publik, duke zbuluar se është bllokuar në rrjete sociale nga Luiz Ejlli, pas…

2 hours ago

Paralajmërimi i meteorologes Tanja Porja: Stuhi ere, rrebeshe dhe dëborë…

Këtë të hënë, meterologia Tanja Porja, tha sepritet një mot me shi, ku reshjet pritet të shtohen dhe të intensifikohen…

2 hours ago