Mbrëmjen e djeshme, shtatë banorë kanë shkuar në televotim. Gertës që është në nominim të përhershëm, iu bashkua Gjesti për shkak të shkeljes së rregullave të Vëllait të Madh, si dhe 4 banorë të tjerë për shkak të nominimeve “dy emra, dy arsye”; Miki, Kelly, Ola dhe Vserlo.
Në një zinxhir shpëtimi për të zgjedhur liderin e javës, ku Rizarta ka zgjedhur Mikin, Miki-Lorin, Lori-Kellyn, Kelly-Aldon, Aldo-Danjën, Danja-Laertin, Laerti-Valbonën, Valbona-Jozin, Jozi-Olën, Ola-Rozanën, Rozana-Gjestin.
E fundit në zinxhir ka mbetur Gerta, e cila automatikisht është zgjedhur liderja e javës, duke fituar kështu të drejtën të çoi një banor në nominim, për shkak të avantazhit të liderit.
Ajo zgjodhi të dërgojë në nominim Valbonën, të cilës iu bashkua edhe Laerti duke qenë se janë një banor i vetëm në lojë.
“Çfarë lojtare je, je super lojtare Gerta Gixhari”,- ka thënë Valbona duke qeshur.
Krahas nominimit, Vëllai i Madh ka rezervuar edhe një tjetër dënim për Gjestin, pasi qëlloi Vserlon dhe Olën me vezë në kokë.
Të vishet me kostum si pulë dhe të ngrohë vezë deri në një moment të pa përcaktuar, ç`ka ka bërë që banorët të shpërthejnë në të qeshura.
Policia e Durrësit, njofton se ka prangosur shtetasin Arben Shtraza, i cili një ditë më parë plagosi rëndë me thikë,…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Rusisë, duke i dhënë Moskës një afat të ri prej 10…
Pas një periudhe me temperatura të larta, moti ka ndryshuar ndjeshëm duke i lënë vendin reshjeve të dendura të shiut.…
Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar…
Sot, më 29 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.7…
Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe…