Categories: showbiz

Bieta Sulo rrëfen tmerrin në traget: Ja mënyra skandaloze si trajtohen pasagjerët

Kush ka udhëtuar me traget, e di shumë mirë ndjesinë që ka përjetuar gazetarja Bieta Sulo. Kjo e fundit, ka ndarë me publikun disa pamje nga kthimi me traget nga Italia.

Bieta tregon ndodhitë e udhëtimit, duke mos anashkaluar sjelljen arrogante të stafit dhe grupit që merrej me organizimin.
Postimi i Bieta Sulos:

Të lidhura

None found

SKANDALOZE mënyra sesi trajtohen pasagjerët që udhëtojnë me traget. Fotot e mësipërme i kam bërë mbrëmjen e djeshme, nuk i përkasin dekadave të shkuara, fatkeqësisht.

Duhej të udhëtonim mbrëmjen e së dielës nga porti i Barit për në Durrës. Lundrimi u anullua. Jo për arsye të motit, pasi linjat e tjera vijonin, thjesht s’kishte arsye. Shkojmë të interesohemi te “desku” i kompanisë, por sportelet e saj të mbyllura. Askush për të të dhënë një shpjegim/orientim. “Rrahim” telefonat me operatorët në Durrës, për të kuptuar çfarë marrin përsipër kompanitë lundruese në raste anullimesh. Përgjigjia që vinte nga matanë bregut të Adriatikut ishte: ku e njohin fjalën kompensim këta mi, në këtë fluks të jashtëzakonshëm që kanë, u plas shumë se ça ndodh. Ne gjetëm nga një dhomë hoteli aty afër, ama dhjetëra familje të tjera e kaluan natën nën qiell të hapur.

Një ditë më pas. Në 10.30 të mengjesit do të bëhej nisja. Mbërritja parashikohej diku nga ora 6 e pasdites. U futëm në traget. Ora 12 nuk ishim nisur ende… më në fund një zë nga altoparlantët bëhet i gjallë dhe na thotë që për “arsye operative” do të kishim “një vonesë prej më shumë se 90 minutash”. Në atë moment sapo ishin bërë. Më në fund, diku nga ora 13.30 (3 orë me vonesë, pas anullimit të një nate më parë) u nisëm.
Rreth orës 21.00 udhëtarët u nxorrën nga dhomat, ndërkohë që trageti u ankorua në Durrës në orën 22.30. Por u deshën edhe 90 minuta të tjera që më në fund të preknim tokën. Si me magji gjatë këtyre tri orëve, pushuesit e grumbulluar shkallëve dhe korridoreve, me fëmijët që grindeshin dhe fytyrat e lodhura, u shndërruan në refugjatë. Këto janë pamjet e kësaj mbrëmjeje, kur pushimet të kthehen në hall.

Arroganca e kompanive të trageteve, që duket sikur të kanë në dorë jetën përtej pushimeve, që i trajtojnë njerëzit jo në dinjitetin që u takon, por sikur janë bagëti, duhet të marrë fund! Pamjet si të emigrantëve që shkonin në Amerikë në fillim shekullin XX, nuk kanë vend në 2024! @ediramaal

 

të fundit

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Rruga bllokohet sërish më 14 dhe 15 gusht! ja si do të devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se do të ketë sërish bllokim për disa orë të autostradës Tiranë-Durrës, për shkak të punimeve…

2 minutes ago

Dy persona pësojnë lëndime të rënda në një aksident pranë Kërçovës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rajonin e Kërçovës pranë fshatit Tajmishtë, në të cilin janë lënduar dy persona.Në…

6 minutes ago

Meta çaktivizon 756,000 llogari të përdoruesve nën 16 vjeç në Australi

Meta tha të enjten se ka çaktivizuar 756,000 llogari në Facebook dhe Instagram në Australi, të cilat vlerësoi se u…

13 minutes ago

Flakët në Priskë të Madhe shkaktojnë dëme të konsiderueshme, në rrezik edhe banesat pranë zonës

Përdorues të shumtë të aplikacionit WhatsApp në vende të ndryshme të botës kanë raportuar se llogaritë e tyre janë bllokuar…

13 minutes ago

Apple largon përkohësisht Telegramin nga App Store për shkelje të rregullave mbi përmbajtjet abuzive ndaj fëmijëve

Apple hoqi përkohësisht aplikacionin e mesazheve Telegram nga App Store me arsyetimin se shkelte rregullat e kompanisë në lidhje me…

14 minutes ago

£2.5 Billion a Year: Albanian Gangs Expand Cannabis Business in Britain, Offer Full Service for Grow Houses

Bandat kriminale shqiptare, kanë ngritur një shërbim të ri në Angli, duke ofruar ndërtimin dhe funksionalizimin e shtëpive të paligjshme…

19 minutes ago