Categories: showbiz

Bieta rrëfen si asnjëherë krisjen e marrëdhënies me Albanin: U ndamë përgjithmonë (FOTO LAJM)

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi kanë shumë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe si fryt të saj kanë sjellë në jetë një vogëlush, Kroi Art. I vogli festoi 4 vite jetë dhe në këtë ditë speciale, mami Bieta dha dhe një intervistë shumë të veçantë. E ftuar në emisionin “Jashtë loje” si kurrë ndonjëherë, moderatorja tregoi çdo detaj si nga jeta profesionale dhe ajo personale.

Gjatë bisedës ajo tregoi ngjarje që ne nuk i kemi ditur më herët në lidhje me marrëdhënien e saj me Albanin. Bieta rrëfeu se një moment kanë pasur një periudhë të vështirë në marrëdhënie, kur vendosën të ndaheshin nga njëri-tjetri. Më pas moderatorja rrëfeu se mjaftoi një mesazh në celular nga Albani për të ndryshuar situatën dhe për ta menduar ndryshe historinë e tyre të dashurisë, që asokohe po kalonte një krizë.

Të lidhura

None found

“Ka qenë një moment në jetën tonë si çift që u ndamë, në 2011-n. Nga këto ndarjet përgjithmonë, i thamë njëri-tjetrit nuk ka më kthim mbrapa dhe u ndamë vërtetë për rreth 5 muaj. Ka qenë si kjo periudhë, gjithë verën e kemi kaluar vetëm. Unë me gocat, Albani me shoqërinë dhe diku nga darka dërgonte ndonjë mesazh Albani. Dhe një nga mesazhet që doja të veçoja ka qenë “love is a ring on telephone”. Unë isha në gjumë e pashë dhe thashë kushedi do e ketë nisur gabim.

Më vonë pasi u pajtuam ai kishte qenë duke dëgjuar këtë këngë “Because the night” nga Patti Smith. Dhe vargu që ai më dërgoi mesazh është në dy kuptime. Ring në anglisht ka kuptim edhe unazë edhe zile, dhe ai e kishte që dashuria mund të jetë zile, por është edhe se pavarësisht se s’kemi letra, s’jemi martuar, s’kemi unazë jemi bashkë. Sa herë dëgjoj këtë këngën edhe më prek, sepse kujtoj momentin kur s’ishim bashkë, por është edhe premtim nga ana tjetër”, rrëfeu Bieta.

Gjatë intervistës ajo u përlot teksa kujtoi momentin kur vajza e Albanit, Joelle, i tregoi pjesës tjetër të familjes se do të bëhej me vëlla. Bieta tha se për të ishte shumë e rëndësishme që ajo ta priste mirë këtë lajm, sepse çfarëdo që të ndodhë Kroi dhe Joelle do jenë gjithmonë motër e vëlla.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

3 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

3 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

3 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

3 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

4 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

4 hours ago