Besa Kokëdhima po bëhet gati për performancën e natës së dytë gjysmëfinale të Eurovision 2024, që do të mbahet nesër në Malmo të Suedisë.
Në një intervistë me Skype sot në “Wake Up”, Besa zbuloi se veshja për performancën e saj nuk do të jetë asnjë nga ato që ka veshur në prova deri më tani.
Artistja tha se ka marrë komente të shumta për fustanin e bërë posaçërisht për të nga marka italiane Mélique Street dhe se fansat nuk e pëlqyen, por i siguroi se nuk do të jetë ai fustani me të cilin do të dalë në skenë.
Megjithatë, Besa nuk dha detaje se çfarë do të veshë. Këngëtarja zbuloi se familja e saj do të mbërrijë ditën e nesërme në Malmo, për ta ndjekur dhe mbështetur nga afër.
Besa do të interpretojë këngën “Titan” e dyta në radhë dhe e pyetur nëse kjo gjë e penalizon, pasi nga eksperienca ata që këndojnë të parët nuk kualifikohen në finale, ajo tha se nuk e mendon aspak kështu.
Debati për fituesin e Topit të Artë ka marrë një tjetër kthesë, pasi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër paketën e masave penale të prezantuar nga qeveria ndaj protestuesve, duke…
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga…
Italia përgatitet për një valë të re protestash, të planifikuara për të premten, në kuadër të grevës së përgjithshme të…
Zbatimi zyrtar i "portofolit elektronik" fillon të enjten, që do të thotë se qytetarët do të kenë në celular kartën…
Lista Studentore në Serbi, fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, synon të formojë qeverinë pa partnerë koalicioni. [...] Read…