showbiz

“Berishën e kam xhan por mos ta kthejë në komunizëm!” Ilir Vrenozi nuk e jep votën, i mbetet qejfi me kandidatin e PD-së: Nuk ka garë vetëm me veten

Demokrati i flaktë, Ilir Vrenozi, ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor për kreun e Partia Demokratike, ku kandidat i vetëm është Sali Berisha.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Vrenozi u shpreh se nuk mund të ketë garë reale kur në fletën e votimit ndodhet vetëm një emër, duke e cilësuar procesin si “ofendim” për demokratët.

Të lidhura

None found

Gjithashtu ai theksoi se është i djathtë në bindje dhe se mund të pranojë një proces që, sipas tij, nuk ofron alternativë apo konkurrencë të vërtetë.

Po ashtu, ai kujtoi se në zgjedhjet e mëparshme, ku kishte disa kandidatë në garë, ndërsa këtë herë refuzoi të marrë pjesë në votim pikërisht për mungesën e garës.

“Kur votova Lulin ishin 4-5 veta. Edhe tani mos kërko nga Vrenozi të votojë kur në listë është vetëm një emër, të lutem, se më ofendon,” theksoi ai.

Vrenozi deklaroi se situata aktuale në PD po i jep një avantazh Edi Ramës edhe për zgjedhjet e ardhshme.

Deklarata e plotë:

Mirmëngjes o bir, shëndetin të kemi ne që s’kemi lekë, themi që hajde shëndeti, se lekët shkojnë e vijnë. Unë jam i djathtë, mos thuaj demokrat, se demokrat mund të bëhet edhe një socialist, se i djathtë lind edhe kur lind ke disa parime. Ti sot mund ta thuash me shaka që ‘Vrenoz pse nuk je aty edhe pse nuk votove’, por Vrenozi është i djathtë edhe nuk e do komunizmin dhe kur nuk ka garë, Vrenozi nuk voton.

Kur votova Lulin ishin 4-5 veta. Edhe tani mos kërko nga Vrenozi të votojë kur në listë është vetëm një emër, të lutem, se më ofendon. Unë doktorin e kam xhan, kam 35 vite që e ndjek, por unë për të respektuar gjakun tim, njerëzit e nënës që kanë vdekur në biruca, për gjakun e tyre i respektoj, nuk dua të kthehet në thonjëza komunizmi, se më duket se do bie faj po vajta aty. Për mua më mirë mos të bëheshin votimet, sesa të quhen votime këto.

Unë jam tjetër marke, unë anoj nga e djathta edhe unë s’e shpërdoroj votën. Unë kë të votoj, doktorin Saliun apo Berishën? Unë e dua doktorin. Ne themi nuk ka tjetër, sa thua nuk ka tjetër nuk ka parti. Unë s’dua të flas more, edhe deputetë më thonë që e ka pronë private more. Unë pse ta mbyll veten që të shkoj të votoj? Unë e quaj ulje për çdo njeri të djathtë që të vejë të votojë sot. Ne duam garë, por ku është gara more biri i nënës? Unë mendoj se ky votim i sotëm vulos Ramën në 2027 edhe 2029, absolutisht. Nuk mjafton të vish në pushtet.

Unë e kam thënë që në 2023 nuk vijmë dot në pushtet. Unë kur të mbyllet në orën 18:00 do trishtohem, se nuk ka lidhje me demokracinë e të djathtës këto zgjedhje. Unë kam bërë një status që më mirë mos të bëhen fare zgjedhjet, do ishte më e ndershme. Edi Rama po fiton çdo zgjedhje, ne nuk dimë ku kemi kokën. Vetëm një shans ka Berisha për mua, në 30 maj ku është kuvendi kombëtar, ta pastrojë edhe ta qelizojë të gjithë kryesinë, edhe aty nuk duhet të ketë humbës. Hiqi të vijnë të rinj, këta e kanë postin privat more vëlla, unë s’e marr vesh.

të fundit

Fillon sërish Liga e Kampionëve – pretendentët kryesorë dhe yjet që do të ndezin garën

Liga e Kampionëve rikthehet këtë javë me përballje të mëdha dhe pritshmëri të larta për një tjetër sezon spektakolar në…

5 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Shtator 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje…

6 hours ago

Bayern Munich ende pa qartësi për të ardhmen e Michael Olises

Michael Olise mbetet një prej pikëpyetjeve më të mëdha për Bayern Munichun, edhe pse sezoni sapo ka filluar. E ardhmja…

6 hours ago

They cry for their children,” Sara Mila recounts parents’ requests for employment

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, foli për takimet e së premtes…

6 hours ago

Ahmetaj accuses Rama: Japanese fish in the Garden of Eden, while Albania is being laid waste and more than €3 million worth of wine disappears

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi…

6 hours ago

Sopoti krijon ekipin B, skuadra do të garojë në Kategorinë e Tretë

Kategoria e TretëKategoria e Tretë duket se do të ketë shumë ekipe të reja në renditjen e saj [...]Read More...

6 hours ago