showbiz

Bëri akuzat të rënda për gratë dhe vajzat e ekranit, Marinela shfaqet dhe e përlotur: Ajo rrugë nuk është e mirë

Marinela Hysa, e ftuar sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka folur mbi të vërtetat e saj dhe arsyet e sulmeve të saj në rrjetet sociale ndaj personazheve të famshëm. Ish-konkurrentja e “Love Story” shprehet se është në një gjendje të rënduar psikologjike, sidomos prej dy muajve të fundit. Mes lotësh, ajo thotë se e ka shumë të vështirë të flasë, por ka vendosur të jetë shembull për mirë.

Katerina Trungu: Si je në këtë moment, si je zgjuar sot?

Të lidhura

None found

Marinela Hysa: S’e di, me luhatje humori. Unë kam qenë gati dy muaj në fakt, edhe qesh, edhe qaj. Pak më parë isha duke qarë, tani me zor po flas domethënë… sado që ju u munduat që të më jepni forcë që unë të flas, por qenka shumë e vështirë.

Katerina Trungu: Hajde se ti je gjithë ajo gocë e fortë.

Marinela Hysa: Këtu është problemi sepse ne që shfaqemi shumë të forta, ne…

Katerina Trungu: Mos ma bëj këtë se filloj qaj edhe unë pastaj.

Marinela Hysa: Problemi është që kur qaj, unë bëj shumë njerëz të ndihen keq dhe nuk dua ta bëj këtë, ndaj gjithmonë jam treguar shumë e fortë.

Agida Koçi: Mos mendo për të tjerët në këtë moment, mendo për veten sepse ne të kemi ftuar ty, të të japim zë ty.

Marinela Hysa: Nuk e di, unë mendoj një gjë që jeta ka shumë të papritura dhe ne duhet të bëhemi shumë të fortë, por që në këto momente unë kam dalë në media në një moment që ndoshta nuk jam shumë e fortë, nuk e kam marrë atë forcën 100% që t’ia transmetoj njerëzve. Ndoshta Zoti ka dashur që ta shikojnë edhe në këtë gjendje Marinelën, ndoshta gjërat ndodhin edhe për një arsye të caktuar.

E përlotur dhe me zërin që i dridhet, Marinela shpreh pendesën e saj për fjalët e thëna në rrjetet sociale.

Marinela Hysa: Arsyeja pse dola ta them publikisht edhe pse nuk jam vetë shumë mirë, është sepse dua që të jem shembulli për mirë sepse pasi bën një gjë të keqe, ti mund të jesh edhe shembull për mirë. Ta marrësh atë gjënë e keqe dhe ta kthesh në forcë për të frymëzuar njerëzit për të bërë gjëra të mira, pra ajo rrugë nuk është e mirë.

Kur ne etiketojmë një vajzë me terma të pistë, sepse unë mendoj që në këtë planet nuk ka asnjë vajzë me termat që e kam etiketuar unë. Ai është një term shumë vulgar që as meshkujt nuk duhet t’ia përdorin vajzave dhe as vajzat vajzave sepse është zgjedhje në fund të ditës. Çdo vajzë zgjedh me kë do shkojë në shtrat, çdo vajzë zgjedh si do ta arrijë karrierën dhe fundja fare, kush jemi ne si shoqëri që të paragjykojmë vajzat. Unë jam paragjykuar shumë vetë dhe ndoshta ngaqë jam paragjykuar shumë vetë në gjithë këtë jetë nga shoqëria, ishte edhe ai shpërthimi shumë i madh./Tvklan

të fundit

Nga dy finale të Championsit te beteja për të qëndruar në elitë: kriza e Valencias

Valencia, dikur një prej skuadrave më të forta të futbollit evropian, po përjeton një rënie dramatike. Klubi që në vitet…

2 hours ago

Over 38,000 female farmers in North Macedonia, but their rights remain unequal

Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë…

3 hours ago

Begaj holds meetings with protesters, who call for Parliament to be dissolved and a transitional government to be formed

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

3 hours ago

Fifth student protest, US Embassy appeals for calm and peaceful demonstration

Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të…

3 hours ago

Kartonët e kuq në La Liga gjatë dekadës së fundit: Real Madridi apo Barcelona ka përfituar më shumë?

Barcelona e mposhti Real Betisin me rezultat 5-2 në udhëtim, por ndeshja u shoqërua edhe me polemika pas përjashtimit të…

3 hours ago

Begaj zhvillon takime me protestuesit, kërkohet shpërndarja e Parlamentit dhe krijimi i një qeverie tranzitore

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

3 hours ago