Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë një ndër çiftet më të njohur të muzikës shqiptare, teksa prej vitesh publikojnë projekte shumë të dëgjuara nga publiku, këngë dashurie e jo vetëm dhe po ashtu kanë dhënë shembullin se si një cift, edhe pse gjithmonë në qendrën e vëmendjes, dinë si ta ruajnë dashurinë e tyre.
Një nga gjërat që ata i bën të preferuar për njerëzit është fakti që janë shumë sportivë në daljet në mediat dhe në rrjetet sociale dhe që kanë shumë humor dhe këtë e ka treguar artistja edhe nëpërmjet postimit të fundit në Instagram.
Kështu, Mihrija ka postuar një foto të bashkëshortit nga një emision që pritet të transmetohet pas pak ditësh, teksa i ka hedhur dorën në bel Beniada Jakic, modeles që u bë e njohur nga “BBVIP” dhe bashkangjitur shkruan: ”Naim, dorën e pate shumë të ftohtë a shumë të nxehtë”- nisur edhe nga reagimi që bukuroshja ka në foto.
Beniada bëhet shkak për “sherrin” publik mes Mihrijes dhe
Pra “sherri” në titull nuk është vërtetë sherr, por thjesht një batutë, që ndoshta në shtëpi mund të ketë shkaktuar edhe ndonjë ironi apo debat të vogël, por publikisht, nuk ka asgjë përvecse batuta dhe humor.
Spektakli i së hënës u shoqërua me momente tensioni dhe replika të forta mes Labinot Rexhës dhe Olta Gixharit, duke…
Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme, ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e…
Eduard Kuçi dhe Dolce përballen pas deklaratave të kësaj të fundit derisa ishte në “Grande Fratello” në Itali. Ajo kishte…
Xheneta Fetahut duket se nuk po i pëlqen aspak roli i Leonora Jakupit si opinioniste në Big Brother VIP Kosova.…
Ditën e sotme, Agjentët e BKH-së, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, kanë ushtruar kontrolle në bizneset e Klajdi Merkajt.…
Rodrigo De Pol, konsiderohet me shaka nga tifozët si truproja e Lionel Mesit, pasi mesfushori ka qenë gjithmonë në krah…