Pavarësisht ndarjes së tyre, Ben Affleck vazhdon të mbështesë ish-bashkëshorten Jennifer Lopez në karrierën e saj artistike.
Aktorja dhe këngëtarja 56-vjeçare luan rolin kryesor në filmin muzikor “Kiss of the Spider Woman”, i cili u shfaq premierë të hënën, në Nju Jork.
None found
Affleck, 53 vjeç, ishte i pranishëm në këtë event surprizë, si bashkëproducent i filmit përmes kompanisë së tij “Artist Equity”, të cilën e themeloi me mikun dhe bashkëpunëtorin Matt Damon.
Dyshja, që u divorcua në fillim të vitit 2025, u shfaqën së bashku në tapetin e kuq dhe u panë duke biseduar miqësisht.
Lopez falënderoi publikisht Affleck për kontributin e tij në realizimin e filmit. “Ky film nuk do të ishte bërë pa Benin dhe pa “Artist Equity”,” tha ajo. “Ishte një përvojë që më ndihmoi të kaloj një periudhë të vështirë në jetën time personale.”
Filmi i drejtuar nga Bill Condon, është një rikrijim i muzikalit të vitit 1993 dhe bazohet në romanin e Manuel Puig.
Krahas Lopez, në film luajnë edhe Diego Luna dhe Tonatiuh.
“Kiss of the Spider Woman” u shfaq për herë të parë në “Festivalin e Filmit Sundance 2025” dhe është pritur me interes të madh për përzierjen e dramës, muzikës dhe mesazheve të forta emocionale.
Zbulime të pazakonta nga jeta shpirtërore e Papa Françeskut janë bërë publike përmes ditarit të tij personal, pjesë të të…
Konferenca e Kryetarëve, ka caktuar datën 10 dhjetor 2026 për zhvillimin e mocionit me debat të kërkuar nga Partia Demokratike…
Boca Juniors u kurorëzuan kampionë të Copa Sudamericana 2026 pas një fitoreje të thellë ndaj Atletico Mineiro, një fitore që…
Reshjet e shiut dhe dëborës, kanë sjellë problematika në disa zona të Qarkut të Kukësit, ndërsa situata më problematike paraqitet…
Këtë të martë, qarku i Kukësit, është zgjuar me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje shiu apo bore, por temperaturat…
Gjykata e Lartë e Danimarkës vendosi në favor të një shoqate banesash që kishte ndërprerë 91 kontrata qiraje për të…