showbiz

Bella Hadid: Kam humbur shumë oferta pune për shkak se mbështeta Palestinën

Bella Hadid është shprehur se ka humbur shumë oferta pune dhe është larguar nga miqtë për shkak të qëndrimit të saj anti izraelit. Modelja 25 vjeçare është vajza e supermodeles nga Holanda, Yolanda Hadid, dhe biznesmenit palestinez të pasurive të paluajtshme Mohamed Hadid.

Ajo e ka kritikuar Izraelin në të kaluarën për shkak të konfliktit me Palestinën. Në një interviste që ka dhënë së fundmi, modelja e famshme, e cila ka punuar për markat më të mëdha në botë, ka shpjeguar se si ajo humbi shumë oferta pune për shkak të qëndrimit të saj politik.

Të lidhura

None found

Çfarë bën më së miri: Ajo ka ecur në pistën e markave të nivelit të lartë si Balmain, Tom Ford, Givenchy, Chanel dhe Victoria’s Secret – por shpjegon se asaj i janë refuzuar punët për shkak të qëndrimit të saj politik.

“Ka pasur kaq shumë marka që kanë pushuar së punuari me mua. Edhe shumë miq më kanë kthyer shpinën. Kisha miq që më braktisën plotësisht, si edhe miqtë me të cilët kisha darkuar të premten në mbrëmje, për shtatë vjet, tani thjesht nuk më lejojnë të hyj në shtëpinë e tyre.”

Bella ka lindur në Uashington, DC, ku kaloi katër vitet e para të jetës së saj duke u rritur pranë të afërmve nga ana e saj palestineze. Por pasi prindërit e saj u ndanë kur Bella ishte katër vjeç, ajo, motra dhe vëllai i saj Gigi dhe Anwar, u zhvendosën në Santa Barbara, Kaliforni, me nënën e tyre./albeu.com

të fundit

Gashi: It would be better for VLEN if elections were held now

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

2 hours ago

Between 600 and 700 babies are born prematurely in Skopje each year, as doctors face the challenge of keeping them alive

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

2 hours ago

Mickoski says he is shocked and offended by Blendi Hodai’s statements

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

2 hours ago

Gashi: Për VLEN-in do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbaheshin tani

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

2 hours ago

Në Shkup lindin para kohe 600 deri në 700 foshnja në vit, mjekët përballë sfidës së mbijetesës së tyre

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

2 hours ago

Mickoski shprehet i tronditur dhe i fyer nga deklaratat e Blendi Hodait

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

2 hours ago