Një video e pazakontë e aktorit të njohur shqiptar, Laert Vasili, i cili është një nga banorët e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, po qarkullon në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta.
Vasili gjatë një debati me banoren tjetër, Jozi, bën një deklaratë të habitshme, duke pretenduar se ka një lidhje trungu me diktatorin famëkeq serb, Slobodan Milloshevic.
“…me ish-ministrin e Mbrojtjes të Enver Hoxhës, me Beqir Ballukun. Në rregull? Dhe para se të vdiste, më tha shkoni në Ulqin, se rrjedhin nga Kelmendi, nga Vasot e Kelmendit, nga të cilët rrjedh e din kush? Nga Vasot e Kelmendit e din kush rrjedh? Sllobodan Milloshevici nga ata që janë serbizuar dhe ne Vasot e Kelmendit zbritëm në jug të Shqipërisë dhe ruajtëm degën tonë në shqip. Kështu që prandaj të thotë vëllai… 7 Marsin vjet e din ku e festova? Në Ulqin, i ftuar nga Dritan Abazovic”, shprehet ai në video.
Deklarata e tij ka nxitur shumë polemika në rrjet, me përdoruesit që janë shprehur të habitur, pasi nuk e kanë bërë dot lidhjen.
Disa e kanë quajtur thjesht një përpjekje për vëmendje, ndërsa të tjerë kanë kritikuar rëndë aktorin për përmendjen e një figure si Milloshevici në një kontekst të tillë.
Për momentin, Laert Vasili nuk ka dhënë ndonjë sqarim shtesë për këtë deklaratë, ndërsa videoja vazhdon të shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur debate të forta mes ndjekësve.
Një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit, Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në…
Këtë të enjte, Kombëtarja shqiptare, do të zbresë në fushë për të zhvilluar një miqësore kundër përfaqësueses së Gjibraltarit, në…
Zëvendëskryeministrja britanike, Angela Rayner, ndodhet në qendër të një skandali të madh që ka ngritur pikëpyetje serioze mbi etikën dhe…
Policia e Shkodrës ka njoftuar se janë kapur dhe ndaluar 2 shtetas (babë e bir), të shpallur në kërkim për…
Portugalia është në shok, pasi 15 persona humbën jetën në daljen nga shinat e tramvajit elektrik 140-vjeçar Gloria, një atraksion…
Fakt kurioz është që Çelsi shpenzoi 328 milionë euro këtë verë, që konsiderohet shifër e lartë. Mirëpo, falë shitjeve të…