showbiz

Bebe Rexha zbulon humbjen e dhimbshme të shtatzënisë ndërsa i kundërpërgjigjet reperes për komentet fyese ndaj paraqitjes së saj

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha, 35 vjeçe, ka zbuluar se ka përjetuar një humbje të thellë shtatzënie, një rrëfim emocional që erdhi pas sulmeve të shumta ndaj pamjes së saj fizike pas paraqitjes në Met Gala.

Artistja ndau me entuziazëm foto nga debutimi i saj në këtë ngjarje prestigjioze, ku u shfaq me një fustan të dizajnuar nga Christian Siriano – një veshje elegante dhe e ngushtë në trup me një fund të madh prej tyli, shkruan DailyMail.

Të lidhura

None found

“Met Gala im i parë”, shkroi ajo në rrjetet sociale, duke shprehur gëzimin për pjesëmarrjen.
Por shpejt, ky moment i veçantë u kthye në trishtim, pasi komentet negative rreth pamjes së saj nisën të shpërndaheshin në internet. Një nga kritikat më të ashpra erdhi nga reperja Azealia Banks, 33 vjeçe, e cila nuk ishte pjesë e eventit, por u shpreh në rrjetin X (ish-Twitter):

“Motra më jep ndjesinë e dikujt që ka një implant hormonal kontraceptiv apo diçka të tillë,” shkroi ajo.

“Është si të ketë një ‘implanon ose nuvaring’ që duhet hequr, ose një injeksion depo që duhet ndaluar (nuk po përpiqem as ta tall).”

Pas kësaj, në një postim të fshirë më vonë, Bebe Rexha vendosi të ndajë publikisht arsyen pas shtimit të peshës së saj, duke zbuluar për herë të parë një tragjedi personale.

“Jam e lodhur nga komentet për peshën time”, nisi ajo, sipas raportimeve të Page Six.

“Kam sindromën e vezores policistike (PCOS) dhe përballem me vështirësi për të mbetur shtatzënë”, shpjegoi ajo. Sipas WebMD, shtimi në peshë është një efekt anësor i zakonshëm i këtij çrregullimi.

Më pas, ajo bëri publik lajmin tronditës:

“Mbeta shtatzënë, por nuk shkoi siç shpresoja, dhe që atëherë e kam mbajtur atë dhimbje në heshtje. Nuk i kam borxh askujt të vërtetën, por ndoshta tani do të mendoni dy herë para se të komentoni për trupin e dikujt”.

Rexha nuk dha detaje se kur ndodhi humbja apo me kë e kishte pritur fëmijën, por rrëfimi i saj u prit me një valë mbështetjeje dhe dhembshurie nga fansat dhe ndjekësit në mbarë botën.

 

të fundit

Three-story building collapses in Brooklyn: one dead, two seriously injured and one person trapped

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…

5 hours ago

Shembet një godinë trekatëshe në Brooklyn: një viktimë, dy të plagosur rëndë dhe një person i bllokuar

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…

6 hours ago

Assembly to convene tomorrow, with interpellation with Arben Vitia and motion on energy on the agenda

Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe nesër më 12 nëntor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Në rend…

6 hours ago

Gunfire in Budva leaves one dead and one injured

Një person u vra dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë në Budva të Malit të Zi.…

6 hours ago

NATO summit in Tirana confirmed, Minister Nufi clarifies: Albania has not requested a postponement or virtual format

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas artikullit të publikuar nga POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lidhur me…

6 hours ago

Barcelona creates a 26,000-place memorial at Camp Nou

Tifozët e Barcelonës do të kenë mundësinë të qëndrojnë pranë klubit të zemrës edhe pasi të ndërrojnë jetë. [...] Read…

6 hours ago