Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka theksuar përsëri emrin e saj si një nga artistet më të ndjekura, duke arritur një rekord mahnitës prej 14 miliardë dëgjimeve në Spotify, platforma muzikore më e madhe në botë.
Lajmi i arritjes së saj u zbulua nga vet këngëtarja përmes një njoftimi në InstaStory.
Postimi përmbante një citim që njoftonte: “Bebe Rexha ka tejkaluar shifrën e 14 miliardë dëgjimeve nga të gjitha këngët e saj. Ajo është artistja e 23-të femër më e dëgjuar në këtë platformë”.
Bebe Rexha, e cila rrjedh nga një familje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ka qenë në qendër të vëmendjes së industrisë së muzikës që nga debutimi i saj në skenën botërore. Me një zë unik dhe talent në shkrimin e këngëve, ajo ka sjellë hite të pandalshme që kanë pushtuar listat muzikore botërore.
Disa nga këngët e saj më të dalluara përfshijnë “I’m Good (Blue)”, “Me, Myself and I”, “Meant To Be”, dhe “I’m A Mess”, të cilat jo vetëm që e kanë bërë një emër të njohur në muzikë, por gjithashtu kanë kontribuar në një numër të jashtëzakonshëm dëgjimesh.
Ky sukses i fundit në Spotify e vendos Rexhën në një kategori të veçantë artistesh femra, duke i dhënë një vend të merituar mes 23 femrave më të dëgjuara në këtë platformë. Suksesi i saj është dëshmi e një karriere që vazhdon të lulëzojë dhe të zgjerojë rrugëtimin e saj artistik me çdo këngë të re.
Shikueshmëria dhe ndjekja e madhe që Bebe Rexha gëzon në Spotify është një tregues i pasionit dhe përkushtimit të saj ndaj muzikës, e cila ka arritur të prekë zemrat e miliona dëgjuesve anembanë globit.
Të arriturat e saj janë një frymëzim jo vetëm për artistët në ngritje, por edhe për komunitetin shqiptar, i cili e sheh Rexhën si një ambasadore e kulturës dhe talentit shqiptar në arenën botërore.
Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza…
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë fshatit Dhoksat teksa po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës. Mjeti…
Çfarë do të thotë të lindësh, të rritesh dhe të jetosh nën një regjim komunist? Këtë e shpjegon Ermal Meta,…
Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në…
Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se zjarri ka rënë një një ndërtesë të…
Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave…