showbiz

Beatrix Ramosaj trazon rrjetin: Mbi 200 llogari false dhe 5 vite obsesion! Këngëtarja: Më vjen keq për ty, shpresoj…

Disa story të publikuara nga Beatrix Ramosaj kanë trazuar rrjetin, duke bërë që shumë ndjekës t’i rikthehen menjëherë një prej historive më të komentuara të “Big Brother VIP Albania”, trekëndëshit Beatrix Ramosaj–Donald Veshaj–Bora Zemani.

Gjithçka nisi kur Beatrix publikoi një mesazh të fortë, ku foli për një person që, sipas saj, prej më shumë se pesë vitesh është i fiksuar pas saj dhe përpiqet të mësojë detaje nga jeta e saj.

Të lidhura

None found

“Imagjino të kalosh mbi 5 vite i/e fiksuar dhe i/e obsesionuar pas dikujt dhe ende të mos arrish kurrë t’i afrohesh aq sa ta njohësh vërtet”, shkroi ajo.

 

 

Më pas këngëtarja e bëri situatën edhe më serioze, duke pretenduar se bëhet fjalë për mbi 200 llogari false, përmes të cilave personi në fjalë ka kontaktuar familjarë, miq dhe madje edhe njerëz që Beatrix thjesht ndjek në rrjetet sociale.

“Mbi 200 llogari false. Duke kontaktuar familjen time, miqtë e mi dhe madje edhe njerëz që thjesht i ndjek, duke u për pjekur të marrësh informacione për mua, të plotësosh boshllëqet dhe të bindësh veten se e ke kuptuar jetën time”, shkroi ajo.

Beatrix shtoi se pas kaq shumë vitesh nuk ndjen më zemërim, por keqardhje për personin që pretendon se e përndjek.

“Pas më shumë se 5 vitesh, nuk ndihem më as e zemëruar. Në fakt, më vjen keq për ty… Shpresoj sinqerisht që të marrësh ndihmën që të nevojitet”, vijoi ajo.

 

 

Në një tjetër reagim, këngëtarja theksoi se nuk ka frikë nga e shkuara apo nga zgjedhjet e saj dhe se e zotëron plotësisht historinë e vet.

“Unë e zotëroj jetën time. Unë e zotëroj historinë time. Zgjedhjet e mia. TË GJITHA… Gjithmonë i kam qëndruar besnike vetes”, shkroi Beatrix, duke e mbyllur me një tjetër mesazh të drejt përdrejtë: “Pesë vite janë shumë kohë për t’i humbur duke u marrë me jetën time, e dashur. Shpresoj që një ditë të mësosh ta duash jetën tënde po aq sa unë dua timen”.

 

 

Pikërisht këtu rrjeti nisi të ngrinte pikëpyetjen: Kujt po i drejtohej Beatrix? Dhe a kishte lidhje e gjithë kjo me Bora Zemanin?

Arsyeja e këtij interpretimi lidhet me historinë e njohur të “Big Brother VIP”.

 

 

Gjatë edicionit të parë, Beatrix nisi një marrëdhënie me Donald Veshajn brenda shtëpisë, ndërkohë që historia e tij me Bora Zemanin vazhdonte të ishte një nga temat më të diskutuara jashtë saj.

Takimi dhe puthja e Borës me Donaldin brenda shtëpisë kishin ushqyer pritshmëritë për një ribashkim, përpara se ai të afrohej me Beatrix.

 

 

Lidhja Donald–Beatrix , shkaktoi reagime të shumta dhe këngëtarja u përball me një valë të madhe komentesh e kritikash në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, historia e tyre mori fund, ndërsa Donald Veshaj dhe Bora Zemani më vonë u ribashkuan.

 

 

Për këtë arsye, shumë ndjekës i interpretuan automatikisht deklaratat e fundit të Beatrix si një kapitull të ri të asaj historie.

Por vetë këngëtarja ka ndërhyrë për të prerë spekulimet.

“Jo ata që po përpiqen ta kthejnë këtë në dramë Big Brother-i. Interpretimi është i çmendur”, shkroi ajo.

Beatrix sqaroi se po fliste për një person të vetëm, të cilin e akuzon se e përndjek dhe ngacmon prej më shumë se pesë vitesh përmes qindra profileve false.

“Po flas për NJË person që më përndjek dhe më ngacmon prej më shumë se 5 VITESH përmes qindra llogarive false, duke kontaktuar familjen dhe miqtë e mi. NUK KA ASNJË LIDHJE ME BIG BROTHERIN!!”, përfundoi ajo.

 

të fundit

Kryeministri i ka përqeshur qytetarët, tani kërkon dialog/ Protestuesi ironizon paralajmërimet për masa ndëshkuese nga Rama: Jam më i shqetësuar që s’do kem akses në tren

Këtë të enjte, në një prononcim për News24, një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama, i ka përqeshur qytetarët për…

1 minute ago

Acura zgjeron gamën dhe synon 200 mijë shitje në SHBA deri në fund të dekadës

Prodhuesi japonez i veturave luksoze Acura po përgatit një zgjerim të rëndësishëm të gamës së tij, me synimin për të…

7 minutes ago

Përparim Rama synon drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në…

10 minutes ago

SPAK sekuestron pasuri me vlerë 77 milionë lekë, dyshohet se ka ardhur nga trafiku i lëndëve narkotike

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, që dyshohet se kanë ardhur nga…

11 minutes ago

Irlanda po shqyrton shtimin e trupave në misionin e KFOR-it

Irlanda po shqyrton mundësinë e rritjes së ndjeshme të numrit të ushtarëve që kontribuojnë në misionin e NATO-s në Kosovë,…

19 minutes ago

Muja njofton kontroll të plotë për çdo ngarkesë mishi nga Brazili

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka bërë të ditur se është vendosur kontroll 100 për qind për çdo dërgesë të…

19 minutes ago