Beatrix është surprizuar nga fansat e saj, të cilët e kanë mbështetur në çdo hap, duke i qëndruar pranë edhe gjatë periudhës që vështirë që këngëtarja kaloi pas daljes nga “Big Brother”.
Beatrix ka publikuar një video ku tregon momentin kur merr dhurata të nga fansat, e një prej tyre ishte shumë e veçantë.
Fansat kishin menduar t’i bënin këngëtares një dhuratë kundër ‘syrit të keq’, një buqetë me trëndafila shumëngjyrësh, në pusullën e të cilës shkruhej: “E dashur mos e lër errësirën e tyre të pushtojë ylberin tënd! Trëndafila special për një vajzë speciale si ty”; dhe një kuti me ëmbëlsira në xhamin e të cilës shkruhej: “Ti nuk je thjesht një vajzë, ti je Beatrix Ramosaj dhe je legjendë”.
“Ju dua shumë, jeni shumë të rëndësishëm për mua, pa ju nuk do ja kisha dalë dot kurrë. Ma keni zbukuruar jetën. Jam shumë me fat që ju kam. Ju dua shumë”, i thotë Trixa fansave në videon ku hap dhuratat e tyre mes lotësh dhe tepër e emocionuar.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot priten biseda të ndjeshme me partnerin, ndaj mundohuni…
Një bërthamë akulli që mund të jetë më e vjetër se 1.5 milion vjet ka mbërritur në Britani, ku shkencëtarët…
Ukraina ka riatdhesuar 1,000 trupa të saj bazuar në një marrëveshje të arritur me Rusinë në Stamboll, njoftoi më 17…
Igor Popoviç, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas…
Pak çaste para se të firmoste ligjin e ri për rregullimin e kriptomonedhave, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht një…
Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues…