showbiz

Bazuar në eksperiencën e saj personale?! Arnita Beqiraj: Jeta në çift do punë!

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë regjisorja Arnita Beqiraj. Ajo ka zhvilluar një diskutim lidhur me një studim që tregon se më së shumti çiftet ndahen pas pushimeve të para të kaluara së bashku.

Arnita shprehet se jeta në çift është njësoj si në punë, do punë, dedikim dhe vullnet ku gjithashtu ka theksuar se nëse botëkuptimet e të dy partnerëve nuk përputhen atëherë zgjedhja më e mirë është ndarja.

Rikujtojmë që Arnita ka qenë në një lidhje me Arbër Çepanin, romanca e te cilëve ka përfunduar disa kohë më parë. Mos ndoshta Arnita ka folur duke u bazuar në eksperiencën e saj personale?!

Jam absolutisht pro bashkëjetesës. Një nga mentorët e mi më tha në një moshë të vogël që të mos humbisja kohë. Në momentin që je me dikë dhe të pëlqen, duhet të jetosh gjërat shpejt dhe të kuptosh se ku qëndron, sepse koha është e vetmja gjë që ne nuk na kthehet mbrapsht. Mendoj që një raport që e ka fillimin e mirë, nuk ka nevojë që kjo gjëja të shtyhet deri në pafundësi. Sa më herët të ndodhin gjërat, aq më mirë është. Bashkëjetesa është një kompromis. Mirëkuptimi duhet të jetë thelbësor në një marrëdhënie. Unë jam një njeri që i kam dhënë shumë përparësi punës sime dhe nga partneri pretendoj mbështetje kur unë jam duke bërë një projekt. Në punën tonë oraret janë orare dhe kjo është diçka që jo shumë njerëz e kuptojnë. Por partneri që jeton me ty dhe e di vrullin e punës, ai duhet të mësohet të bashkëjetojë me këtë.Këtë gjë unë e kam kuptuar kohët e fundit, sepse të duhen vitet në kurriz për t’i kuptuar. Edhe jeta në çift është njësoj si në punë. Do punë, do dedikim, do vullnet, do dëshirë… Në momentin që ke dëshirën për ta bërë një gjë siç duhet dhe ke veshë për të dëgjuar njeriun që ke përballë dhe ke mendjen e hapur për ta kuptuar, atëherë nuk ke asnje motiv për të mos funksionuar. Nëse jeni ne vija paralele dhe botëkuptimet e juaja nuk përputhen, atëherë është më mirë vonë se kurrë që secili të vazhdojë jetën e tij.

 

të fundit

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

Në emisionin “Opinion” eshte diskutuar per hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë…

7 minutes ago

Gjergj Luca sfidon Edi Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b***thën me popullin

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i kërkoi publikisht Edi Ramës që…

18 minutes ago

Balluku – Ergys Agasi/ Vangjeli dhe Peka përplasen ashpër: PS është shndërruar në një grup interesi personal

Në studion e "Çim Peka Live", i ftuar analisti Lorenc Vangjeli u përplas me gazetarin Çim Peka mbi krizën politike…

54 minutes ago

Fatin për Toney e vendosin banorët

Edhe pse u largua nga gara pas votave të publikut, rrugëtimi i Toney-t në shtëpi nuk është mbyllur përfundimisht. Sonte,…

1 hour ago

E rëndë në Tepelenë, 45-vjeçari aksidentohet për vdekje, shoferi shoqërohet në polici

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Një 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e…

1 hour ago

Agron Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita…

2 hours ago