showbiz

Bashkëshortja e Erik Lloshit: Nuk isha dakord të bëhej pjesë e “Big Brother”, i thashë do iki…

Bashkëshortja e këngëtarit Erik Lloshi, Romina, teksa ishte e ftuar në emisionin “Fan Club”, ka folur për herë të parë publikisht për marrëdhënien mes tyre, pas aludimeve se çifti po kalon një krizë për shkak të pjesëmarrjes së artistit në Big Brother VIP Albania.

Romina sqaroi se nuk ka qenë aspak dakord me vendimin e Erik Lloshit për të hyrë në Big Brother, duke theksuar se ka preferuar gjithmonë të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe ta mbajë jetën private jashtë syrit të publikut.

Ajo tregoi se kjo ka qenë arsyeja pse e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e tij në format, duke përmendur edhe temperamentin e këngëtarit, të cilin e përshkroi si gjaknxehtë dhe impulsiv.

“Nuk kam qenë kurrë dakord të futej në Bigh Brother. Jam larg televizionit dhe nuk e kam dashur. Kam dashur që jetën personale ta kisha timen dhe të mos isha në syrin e publikut.

Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë. Kjo ka qenë arsyeja pse i kam thënë të mos futej në Big Brother se njerëzit aty luajnë me çdo kartë. Ai është njëri shumë i drejtë dhe jo aq agresiv sa e portretizojnë.

Eriku ka marrë ftesë dhe më parë dhe i kam thënë kategorisht jo, këtë herë nuk më dëgjoi. I thashë do marr valixhet dhe do të iki në shtëpi. Tashmë e mbështes totalisht, padiskutim. Tek Eriku ka gjëra që më pëlqejnë dhe disa që nuk i përkrah”,-u shpreh bashkëshortja e këngëtarit.

të fundit

Rangimi i universiteteve dhe cilësia e arsimit të lartë

Ahmed QAZIMI, PhD i Shkencave të edukimit Rangimet e universiteteve janë bërë pjesë e pandashme e diskursit publik për arsimin…

4 minutes ago

Motra e Keijsit përplaset me Françeskën në studio: Vëllai im ka parë gjëra që njerëzit nuk i kanë parë akoma

Mes tensioneve, akuzave dhe ngritjeve të zërit, kështu është shoqëruar kjo puntantën e Fun Club, ku e ftuar ka qenë…

9 minutes ago

Zarfi i zi Big në Brother? Lot dhe emocione që prekën Kiara Titon (VIDEO)

Në kufje, moderatorja Kiara Tito, u njoftua se në shtëpinë e "Big Brother", kishte mbërritur një “zarf i zi” dhe…

17 minutes ago

Meteorologu Hakil Osmani zbulon se kur rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, në një lidhje live për Euronews Albanian, u shpreh se moti deri ditën e martë,…

42 minutes ago

Operacioni kundër Call Center/ 8 të arrestuar, SPAK: Personat e kapur në flagrancë transportuan gjatë natës materiale në ambient tjetër, tentuan të… (EMRAT)

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar, lidhur me aksionin e zhvilluar kundër Call Centerëve. Në njoftim sqarohet se gjatë…

2 hours ago

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

Mesfushori i Kombëtares Ylber Ramadani, do të vazhdojë të jetë pjesë e Leçes, të paktën edhe për një sezon. Gazetari…

2 hours ago