Në fshatrat Maqellarë dhe Herbel të Dibrës, kishat e periudhës bizantine po ruhen falë përkujdesjes së besimtarëve ortodoksë dhe myslimanë, duke treguar traditën e bashkëjetesës fetare. Kishat, mes të cilave edhe Kisha e Shpërfytyrimit në Herbel, kanë mbijetuar shekuj duke ruajtur elementë arkitekturorë dhe afreske historike.
Një prej banorëve tregon: “Unë i kam pagëzuar fëmijët e mi fshehurazi, në shtëpi. Frika ishte e madhe, por ne nuk mund të hiqnim dorë nga tradita.” Bashkëshortja e tij, shton: “Në festën e 18 gushtit nuk mblidhemi vetëm ne ortodoksët, por edhe myslimanët e fshatit. Kjo është festa jonë e përbashkët.”
Banorët kanë dërguar kërkesa për restaurim dhe sot, me ndihmën e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, po kryhen ndërhyrje për konsolidimin e themeleve, restaurimin e fasadave dhe ruajtjen e elementëve origjinalë. Gentian Molla, teknik i restaurimeve, thotë: “Nëse nuk ndërhyhej, një tërmet i vogël do ta shkatërronte krejtësisht.”
Edhe fshati Kërçisht i Epërm ruan pesë kishat bizantine, ku banorët myslimanë kanë kontribuar në mirëmbajtjen e tyre. Një prej banorëve të kësaj zone shprehet: “Tradita jonë ka qenë që gëzimet dhe fatkeqësitë i ndanim bashkë, myslimanë dhe ortodoksë. Edhe sot vazhdon kështu, edhe pse këtu nuk kanë mbetur më banorë të besimit ortodoks.”
Mësuesi i historisë Gazmir Sejdi thekson: “Ruajtja e tyre, shpesh nga banorët myslimanë, është dëshmi e bashkëjetesës ndërfetare dhe e respektit për trashëgiminë historike dhe shpirtërore.”
Banorët shohin gjithashtu potencial turistik në këto objekte historike, por theksojnë nevojën për investime dhe organizim më të mirë të infrastrukturës lokale, në mënyrë që trashëgimia kulturore të kontribuojë në zhvillimin e zonës.
Braziliani Nejmar, tashmë ka nisur pushimet pasi siguroi mbijetesën e Santosit në kampionatin brazilian. Ai ka zgjedhur si destinacion Nju…
Këngëtarja kanadeze Grimes, ish-partnerja e miliarderit Elon Musk, ka bërë të ditur se ai e ka bllokuar në rrjetin social…
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sërish për Paketën Fiskale të miratuar në seancën e kaluar në Kuvend,…
Gjykata e Shkallës së Parë, ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë Klevin Thepi,…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes me socialistët, ka dalë në një prononcim për mediat. Duke…
Linda Rei ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste në emisionin “Më prit të dielën”, ku ka folur hapur…