Moderatori Ronaldo Sharka dhe reperi i njohur Bardhi, janë përfshirë në një sherr online. Molla e sherrit u bë intervista e ish-konkurrentes së Për’Puthen Gabriela Arapit, e cila ishte e ftuar në “Mos i bjer me top”, ku në një lojë me Ronaldon, ka shprehur mendimin për disa personazhe publik.
Kur erdhi radha tek Bardhi, Gabriela merr foton e reperit e palos dhe e fut tek gjoksi. Ajo shprehet se Bardhi është një djalë shumë i mirë dhe i pëlqen karakteri.
Ndërsa përsa i përket Sarës, partneres së Bardhit, Gabriela preferoi që fotografinë e saj ta digjte me çakmak.
Gjithashtu, ajo ka shprehur se edhe pse nuk e njeh, Sara i jep një energji negative dhe nuk e ka aspak qejf.
Ndërkohë edhe Ronaldo ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehe se e “ka taksirat që çdo vit në BBV të merret me ndonjë bjond”. Ai e akuzon Bardhin se “do të bëhet Luizinjo” dhe me nota ironike i kërkon që “të bëhet menaxheri i tij”.
“Taksirati im që çdo vit në BBV të merrem me ndonjë bjond. I dashur Luizinjo (Bardhi) unë e kuptoj që ti do të jesh Luizinjo por më lër të behëm unë menaxherijot, Ronaldinjo! Po të bëj më shumë viral unë se sa Sara, madje, madje, si “Teta Roni” jam i gatshëm të bëhem dhe e dashura jote, betohеm qё do te dua më shumë seç të duan aktualisht”, shkruan Ronaldo Sharka.
Parashikimet e Horoskopit të Brankos për ditën e nesërme, e hënë 15 dhjetor 2025, sjellin sinjale të rëndësishme për të…
Projekti për informimin dhe dhënien e bursave falas në universitetet amerikane i zbatuar në 68 gjimnaze nga veriu në jug…
Poem Blu, vajza e këngëtarit Ledri Vula dhe influenceres Sara Hoxha, ka festuar sot ditëlindjen e saj të pestë. Ka…
Goli i Ernest Muçit kundër Konyaspor në javën e 14-të të sezonit u zgjodh goli i muajit nëntor nga faqja…
Një sulm terrorist u regjistrua së fundmi në Australi ku të paktën 16 persona raportohen të vdekur e mbi 30…
Ermes Hoxhalli i cili manipuloi institucionet shqiptare, duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit është pyetur sesi lindi Klea Rama.…