showbiz

Barbie e 2023, aktorja Margot Robbie do të zhduket ca kohë nga ekrani

Duket sikur e kemi kudo Margot-in këto kohë! Ose më mirë të themi që prej tetorit të vitit 2022 ku roza e Barbie-t ishte dominuese në çdo ekran, kinema, event apo tapet të kuq, sa u kthye në një trend absolut për të cilin flisnin të gjithë (madje flasin ende).

Pas filmit që ka qenë ndër më të diskutuarit gjatë vitit të kaluar, aktorja protagoniste Margot Robbie ka thënë një intervistë për Deadline se: “Ndoshta, duhet të zhdukem nga ekranet për një kohë. Nëse do të bëja një tjetër film shumë shpejt, njerëzit do të thoshin, ‘Prapë ajo? Ne kaluam një verë të tërë me të,” u shpreh aktorja.

Të qenit regjisore dhe producente ka të ngjarë të jetë një nga hapat e ardhshëm të aktores. Pak kohë më parë, në një intervistë për Variety ajo tha se regjia për të është një ambicie e madhe.

Deri më tani, ajo nuk ka vendosur një kornizë kohore se kur mund të ndodhë kjo, por mendon se deri tani ka mundur të marrë leksionet më të mira nga kurset dhe projektet prej regjisorëve të famshëm.

Nuk e dimë nëse njerëzit janë mërzitur pas këtij vendimi të aktores, por me siguri që nuk do të ketë një datë fikse rikthimi në kinema dhe role për Margot Robbie-n.

të fundit

Miri i del kundër Selin: Unë nuk lë as gruan, e as fëmijën dhe jam prapë këtu ku jam…

Në ditën e 40-të të qëndrimit brenda në shtëpi, Miri u kujtua që secili ka hyrë për veten e tij…

25 minutes ago

Masivi i dheut në Librazhd-Qafë Thanë i lë qytetarët të bllokuar: Dy orë kemi që presim, besojmë që do e hapin rrugën

Qytetarët po presin prej orësh në aksin Librazhd-Qafë Thanë, për shkak se rruga u bllokua nga rrëshqitja e një masivi…

33 minutes ago

Muaji shkurt do të jetë magjik për këto shenja të horoskopit

Ky muaj sjell qartësi dhe përmirësime në dashuri, zhvillime pozitive në punë dhe ndjesinë se gjërat më në fund po…

58 minutes ago

Homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi/ Përlotet djali i tij Redoni: Më duket si një ëndërr, sa herë kthehej nga Amerika e shihja më të plakur…

Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta një ditë…

2 hours ago

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Fadromat hedhin dherat dhe gurët në ujërat e lumit (VIDEO)

Ditën e sotme,  aksi Librazhd-Prrenjas, u bllokua pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve. Pas…

2 hours ago

Në pritje të shortit të Nations League, Kombëtarja në vazon e parë të Ligës C, por kompeticoni ka një risi…

Në 12 shkurt do të hidhet shorti i edicionit të pestë të Nations League, ku Kombëtarja shqiptare dhe ajo e…

2 hours ago