Me fillimin e Primit të sotëm të Big Brother Vip, banorët kanë folur për largimin e Eglës dhe mendimin e tyre për të.
Heidi: Ishte luftarake dhe shumë e fortë
Romeo: Egla ishte dhe është unike. Mendoja që ka qenë lojtarja më e fortë në shtëpi. Ishte e fortë dhe speciale. Një zonjë grua e lezetshme, lojtare që nuk e ka parë asnjë Big Brother
Juli: Më vjen keq për sakrificën e saj në shtëpi, 80 ditë nuk jan pak. Ishte një nga personazhet më të forta, vajza më e veçantë në llojin e vet, megjithatë rregullat janë rregulla. Ka pasur arsye pse ka shkuar te ajo situatë. Banorët e kanë kuptuar pikën e saj të dobët dhe aty e goditën më shumë
Roza: Ndërkohë që po fliste Juli po përzgjidhja fjalët. Kemi pasur përplasje të forta bashkë, javën e fundit të saj pati sjellje njerëzore dhe kur më vinte nga mbrapa Françeska që më përndiqte e ka çuditur Eglën. U mundua të largonte Françeskën nga unë. Lojtare e fortë dhe lojtare e egër. Të çmontonte nga çdo mendim i keq që kishe për të.
Ori: Egla e fitoi terrenin dhe u bë e qënësishme në çdo prime. Ajo ishte sa e ftohtë dhe luftarake dhe me fantazi. Nuk mendoj që Vëllai i Madh u nxitua, iu tërhoq vëmendja vazhdimisht. Nuk ia kemi futur kot kur ia kemi tërhequr veshin për çdo gjë. Ata mund të luajnë si të duan, por me provokime denigruese, unë nuk e përqafoj
Arbër: Vendimi i Vëllait të Madh mu duk i drejtë, më duket vendimi më i drejtë që është marrë për shkak që është ridiskutuar për të shkuar te kjo situatë.
Forcat Ajrore të Turqisë dhe ato të Greqisë kanë akuzuar njëra-tjetrën sot për provokime me avionë në hapësirën ajrore mbi…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Roskovec. Sipas raportimeve, një automjet ka…
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës nëse Rusia trajtohet me…
Vendimi për rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Komonuelthi i Bahamas ka njohur Kosovën si shtet…
Kryetari i Bashkisë Shkodrës, Benet Beci, u paraqit pasditen e së premtes (19 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi…