Banorja e “Big Brother Vip”, Ilnisa Agolli, ka qenë në qendër të debateve të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke patur avantazh si një nga lojtaret më të forta të këtij edicioni deri më tani.
Ajo i ka shpëtuar dy herë eliminimit, ndërsa edhe këtë javë duhet të ‘luftojë’ për të qëndruar në lojë, pasi është në nominim me Merin dhe Gazin.
Në debatet e spektaklit të djeshëm, opinionistët kritikuan banorët se nuk po luajnë siç duhet, nuk kanë strategji, nuk dinë të krijojnë aleanca dhe grupe, ndërsa në këtë rast, Ori veçoi Ilnisën, si të vetmen banore që i ka qëndruar lojës së saj deri në fund, me dinamikat që janë krijuar brenda shtëpisë.
Kjo nuk është hera e parë që opinionistët veçojnë Ilnisën si lojtare të fortë, por nga jashtë nuk duket kështu duke vënë në dyshim transparencën e produksionit.
Të paktën këtë la të nënkuptuar, ish-opinionistja Balina Bodinaku, e cila ka ironizuar me një postim të bërë mbrëmjen e djeshme, ku shkruan se “Ilnisa doli finaliste nga prime i djeshëm”.
Pas nominimit të Mateos nga Brikena gjatë Prime-t të mbrëmshëm në “BBBA”, reagimi më i fortë erdhi vetë nga i…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është treguar i ashpër me komentet drejtuar kreut të PD Sali Berisha dhe besnikëve…
Ish-deputeti Ervin Salianji ,theksoi se Lezha po jep një mesazh të qartë për vazhdimin deri në fund të kësaj nisme…
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka pranuar fillimisht ftesën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të përfshirë vendin e tij…
Pas humbjes së dashurisë së saj të jetës dhe babait të Roelit, Shpat Kasapit, Selvije Jaho, ka ndërmarrë së fundmi…
Ministria e Migracionit dhe Azilit në Greqi ka paraqitur një projektligj të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në kuadrin…