showbiz

Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme: ‘Lëre gruan se nuk po të bën djalë’ i thoshin babait

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Baby G ka ndarë me banorët dhe publikun një rrëfim të ndjerë, që preku thellë ndjekësit e formatit. E përlotur, këngëtarja foli për një nga plagët më të mëdha të familjes së saj, humbjen e vëllait, fëmijës së parë të prindërve të saj, i cili ndërroi jetë menjëherë pas lindjes.

Pas kësaj tragjedie, familja u bekua me tri vajza, por dhimbja nuk mbeti e vetmja sfidë. Baby G zbuloi se prindërit e saj u përballën për vite me radhë me paragjykime dhe presion të fortë shoqëror, veçanërisht babai i saj, i cili, sipas këngëtares, ishte shpesh objekt i komenteve fyese për faktin që nuk kishte djalë.

“Njerëzit i thoshin babait tim: ‘Lëre gruan se nuk po të bën djalë’”, rrëfeu ajo, duke e cilësuar këtë si një nga përvojat më të rënda dhe më të padrejta që ka kaluar familja e saj, si pasojë e një mentaliteti të vjetruar dhe diskriminues.

Megjithatë, Baby G theksoi se babai i saj nuk u dorëzua asnjëherë përballë këtyre presioneve, duke qëndruar pranë familjes dhe duke mos lejuar që zërat paragjykues të cenonin dashurinë dhe unitetin e tyre.

Rrëfimin e saj, këngëtarja e përmbylli me fjalë mirënjohjeje, duke e cilësuar të atin si një simbol force, dinjiteti dhe dashurie të pakushtëzuar.

Tags: Baby Grrefim

të fundit

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “një shkelje…

6 minutes ago

Luizi i premton Stenaldos se do ta takojë bashkë me vajzën e tij, banori përlotet: Më ke prekur për Zotin

Stenaldo dhe Luizi kanë patur një bisedë shumë të ndjerë sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Fituesi i…

8 minutes ago

A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…

11 minutes ago

Prokuroria kërkoi 180 vite burg për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së, Albin Kurti reagon gjerë e gjatë: Po synohet përmbysja e së vërtetës

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi Prokuroria e Hagës kërkoi 180 vite burg të ish-krerëve të UÇK, 45 vite për secilin.…

36 minutes ago

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar të hënën, më 09.02.2026, rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në…

43 minutes ago

Berisha mesazh Ramës: Mos guxo të luash me fatin e shqiptarëve se do kesh fatin e Enver Hoxhës për së gjalli

Kreu i PD-së, Sali Berisha foli në foltoren e radhës të demokratëve përpara kryeministrisë. Berisha u shpreh se Rama po…

49 minutes ago