showbiz

“Babain më mirë mos ta kisha pasur”, ndarja me Danielin, arestimi i vëllait dhe 31 milion lekë borxhe, jeta e Fotinisë jashtë BBV

Fotini nuk ka shumë ditë që është bërë pjesë e “Big Brother VIP2”, por duket se është afruar shumë me banorët.

Mbrëmë, ajo ka vendosur që t’i rrëfejë Nita Latifit një histori mjaft personale. Ajo ka folur për familjen e saj, për babain e saj të dhunshëm, i cili tani ka krijuar një jetë të re me një grua tjetër.

Fotini tregon se kur ka hyrë në “Big Brother” disa vite më parë, ka pasur plot 31 milionë lekë borxh. Ajo shtoi më pas se ka 8 vjet që nuk flet dhe as nuk dëgjon për babin e saj, për të cilin thotë që më mirë të mos e kishte pasur.

“Unë që jam kjo që jam, kështu si jam, jam vetëm prej asaj. Babain nuk e kam pasur në jetën time. E kam pasur deri në një moshë, 13 vjeç, por më mirë të mos e kisha pasur. Unë dhe vëllai kemi parë shumë gjëra që na kanë vrarë. Të gjitha këto i kam vuajtur deri në një moshë madhore, se e ke parasysh si çdo gocë shikon shoqet me baballarët e tyre. Babi ka krijuar jetë tjetër me një zonjë, grua.

Ndërsa mami im kurrë, nuk e ka menduar. Kjo ka qenë një nga plagët më të mëdha në jetë. Të gjitha këto i kam kthyer në forcë. Ato që kam jetuar, nuk dua kurrë të sjell në jetë një fëmijë që t’i jap këto gjëra. Kurrë.

Edhe një zënkë të vogël të kem me partnerin, mos t’i dëgjojnë. Sa gjëra kemi parë unë dhe vëllai në shtëpi. Vija nga kursi, vëllai nga sporti dhe gjenin mamin dhe babin duke u zënë, babi duke e goditur. Vëllai im kalama futej në mes t’i ndante. Gjëra që nuk do i harroj kurrë.

Kur isha në ‘Big Brother’, vëllai ka qenë në burg për shkak të një problemi familjar që u krijua midis babait. Ky donte të na nxirrte nga shtëpia. Kur jam futur në ‘Big Brother’ kam pasur 31 milionë lekë borxh që i mora për vëllain.

Sa gjëra. Shumë raste jam ndjerë si babi i shtëpisë, e vogël dhe kisha shumë përgjegjësi. Kur kam marrë lekët, hera e parë që kisha aq lek në jetën time. Me vërtetë e fitova ‘Big Brother’, por siç i mora, ashtu i dhashë lekët. Po mos ta kisha fituar ‘Big Brother’, unë sot do isha akoma me borxhe.

Më ka dashur shumë Zoti. Nuk është shumë e lehtë ta kesh babain gjallë dhe të bëjë kështu gjërash. Kam 8 vjet që nuk e kam parë dhe dëgjuar. Herën e fundit që jemi takuar ka pasur vetëm sherre. Nuk mundesha më. Mami nuk e ka merituar kurrë, njeriu më punëtor, më perfekt në botë. Ajo grua është përfekte”, tha Fotini.

Të gjithë e kujtojmë historinë e dashurisë mes Fotinisë dhe Danielit, në “Big Brother” e tyre, ku dhe u shpallën fitues. Dy vite pasi u martuan “live” në “Big Brother 9”, por çifti i famshëm Fotini dhe Daniel i kanë dhënë fund martesës dhe Fotini e ka pranuar edhe në BBV se është single.

të fundit

Pas raportimeve për rrahje nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi!

Pas raportimeve që këngëtari Shpat Kasapi u rrah nga disa dasmorë gjatë një dasme, vetë artisti ka reaguar përmes një…

15 minutes ago

Tabela, tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

­Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti,…

33 minutes ago

Vlorë/ Shiste kokainë e kanabis në zonën e Livadhit, arrestohet 28-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Night Strike”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve së veprimtarisë kriminale…

1 hour ago

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 38 vatra në 24 orët e fundit, 7 vijojnë të jenë aktive

Ministria e Mbojtjes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në vend në 24 orët e fundit. Ministria njofton se…

1 hour ago

“Duhet shkundje si te bashkitë”, Rama paralajmëron shkarkime të tjera: Do fillojmë nga IMT-të deri te policitë bashkiake

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka paralajmëruar shkarkime dhe lëvizje të njëjta si në bashkitë…

2 hours ago

Eva Murati shkëlqen në bregdet me një paraqitje plot elegancë

Moderatorja e njohur, Eva Murati, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një set fotografish të reja që frymojnë…

3 hours ago