showbiz

“Babai më ka vdekur kur isha 6 vjeç”, Gold AG rrëfen i emocionuar ndjesinë në sallë kur lindi djali i dytë

Reperi i famshëm, Arian Agushi, i njohur me emrin e artit Gold AG, është bërë baba për herë të dytë më 26 shtator. Ai u bekua me një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Front.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Goldi ka zbuluar ndjesinë e të bërit sërish prind. Ai tregoi se ka qenë prezent në sallën e lindjes për të parë vuajtjet që kalon çdo nënë.

Të lidhura

None found

“Është një ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë. Çfarë do që mund të them, nuk mund të them atë që ndjejë brenda në zemër. Është një kënaqësi e madhe, një dhuratë e zotit që i jam falenderues gjithmonë. Uroj që çdo çift të bëhet më fëmijë, qoftë vajzë apo djalë. Është një ndjenjë që nuk krahasohet me asgjë tjetër. Herën e parë kur ka lind djali, Guerili ka qenë pandemi dhe nuk më lanë në spital. Ndërsa tani te djali i dytë te Fronti, kam qenë në sallën e lindjes për të parë vuajtjet e një nëne dhe me pas dhembshuri më të madhe dhe për nusen. Gjithashtu për të ditur se çfarë heq nëna kur bëhet me fëmijë”, tha reperi.

Më tej, Goldi rrëfeu se ai është djalë i vetëm dhe u gëzua shumë kur zbuloi se do të bëhej sërish me djalë.

“Unë jam një djalë që jam rritur vetëm me nënën, babi ka ndërruar jetë kur unë kam qenë 6 vjeç, në 1992. Nuk kam pasur as vëlla dhe as motër. Edhe kur ka ardhur në jetë djali i dytë, kam thënë djali i dytë e ka tashmë një vëlla. Jam krenar tani që i kam”, shtoi ai.

të fundit

Rikthehet “diplomacia e pandave” në SHBA, dy panda kineze mbërrijnë në kopshtin zoologjik të Atlantës

Dy panda gjigante nga Kina kanë mbërritur në Kopshtin Zoologjik të Atlantës, ku do të qëndrojnë për 10 vjet në…

2 minutes ago

SHISH scandal involving Vlora Hyseni / National Security Council meeting begins

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur sot me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të…

8 minutes ago

Fire breaks out at Athens venue where Pëllumb Islami was killed; police suspect arson

Një lokal në zonën e Nea Jonias, në Athinë, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të fundit, duke u shkatërruar…

9 minutes ago

Russian airstrike in Kharkiv injures 22 people; drone hits a fuel station in Kyiv

Të paktën 22 persona, mes tyre edhe fëmijë, janë plagosur pasi një bombë ajrore e drejtuar ruse goditi një ndërtesë…

9 minutes ago

Kasami: Tetovo–Prizren link still lacks a completed project

Derisa nga Kosova po bëhen hapa konkretë për realizimin e lidhjes rrugore Prizren–Tetovë, në anën tjetër të kufirit ende nuk…

10 minutes ago

Skandali te SHISH me Vlora Hysenin/ Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur sot me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të…

15 minutes ago