Pas refuzimit të Mal Retkoceri për ta takuar gjatë spektaklit të djeshëm, babai i tij, ka folur për mikrofonin e Fan Club, pasi doli nga studio.
Ai ka hedhur akuza të forta ndaj ish-bashkëshortes së tij, këngëtares së njohur nga Kosova, Vikoletë Kukaj, duke thënë se ajo nuk e ‘lejon’ të birin që të takohen.
Ai më tej, ka shtuar se është i gatshëm që të bashkohet me familjen, por se është ish-gruaja e tij që sipas tij nuk dëshiron.
“Ktheu jetës së mbarë, realitet, mbarësisë, rehatllëkut”, tha ai kur u pyet se cili është mesazhi i tij për të.
Ai tha se ka qenë ai që e ka bërë ‘yll’ të skenës.
“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë… ajo vinte nga një familje e dobët ekonomikisht para se të martohej me mua”, shprehet ai.
Udhëheqësit evropianë do të zhvillojnë një bisedë telefonike me presidentët e Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara pas takimit midis Volodymyr…
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se procesi zgjedhor po ecën shumë mirë dhe se nuk…
Përpjekjet e Sheila Haxhiraj për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës si përfaqësuese e Shqipërisë nuk dhanë rezultatin e…
E ftuar sot në Fan Club, e eliminuara e parë e këtij sezoni të Big Brother VIP, Xhodi Skura foli…
Dashi Po investon shumë kohë në karrierën tënde këtë muaj, por hëna e plotë më 3 janar vë në pah…
Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në një familje në Korçë. Sipas policisë, dy…