Fero dhe Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në 24 prill. Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa çifti e dhanë vetë këtë lajm të bukur.
Ndryshe nga disa personazhe të tjerë VIP që s’e kanë pasur aspak problem të tregojnë portretin e fëmijës, Fero dhe Arbenita e kanë ndarë mendjen që s’do të na e tregojnë fytyrën e Ninës. Të paktën tani për tani jo. Fero publikoi para disa ditësh në InstaStory një foto të vogëlushes së tij, teksa shkroi krahas saj “Elhamdulilah” dhe fytyrën ja kishte mbuluar.
Edhe se fundmi ai ka bërë të njëjtën gjë, teksa ka publikuar një foto shumë të adhurueshme me të voglën. Fero shihet duke e mbajtur vajzën në krahë dhe fytyrën ja ka mbuluar me një zemër të kuqe dhe Ninës mund t’i dallohen vetëm flokët e zinj e hunda e vogël. Ndërsa babi Fero e sheh me sytë plot dashuri dhe në dorë i dallohet edhe unaza e martesës.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…