showbiz

Aurela Gaçe dhe Rozana Radi reagojnë pas shpërndarjes së materialeve intime në rrjet

Pas qarkullimit të gjerë të videove me përmbajtje intime dhe aludimeve që kanë përfshirë emra të njohur të showbiz-it, këngëtaret Aurela Gaçe dhe Rozana Radi kanë dalë me reagime publike. Publikimi dhe shpërndarja e këtyre materialeve kanë nxitur shumë reagime, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar burimet dhe adresat që i kanë shpërndarë ato.

Aurela Gaçe e mohoi kategorikisht çdo lidhje me videot, duke nënvizuar se emri i saj është përfshirë në hamendësime të pabaza. Ajo u shpreh qartë se nuk është pjesë e asnjë videoje të natyrës që po përmendet dhe se çdo pretendim që e lidh me këto përmbajtje është i pavërtetë.

Të lidhura

None found

Gaçe theksoi se bashkëpunimet e saj me autorë të industrisë muzikore kanë qenë marrëdhënie thjesht profesionale dhe paralajmëroi hapa ligjorë ndaj kujtdo që i cenon emrin. Ajo u shpreh se është bijë, nënë dhe bashkëshorte dhe se dinjiteti i askujt nuk duhet të kthehet në objekt përqeshjeje apo argëtimi publik. Shtoi gjithashtu se dinjitetin e saj e ka shumë të shtrenjtë dhe nuk do të lejojë askënd ta përdhosë.

Në fund të reagimit, këngëtarja deklaroi se qëndron në krah të grave që përballen me cenim të privatësisë dhe se për çdo shpifje që i prek emrin dhe dinjitetin do të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë.

Edhe Rozana Radi reagoi duke mohuar se shfaqet në videot e publikuara dhe kërkoi që emri i saj të mos përfshihet në këtë ngjarje. Ajo deklaroi pa ekuivok se nuk gjendet në asnjë prej videove të bëra publike dhe se nuk ka asnjë lidhje me regjistrimin që pretendohet.

Radi paralajmëroi gjithashtu se do të ndjekë rrugën ligjore. Sipas saj, kushdo që përpiqet t’i dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin përmes shpifjeve dhe të pavërtetave do të përballet me kallëzim penal dhe do të japë llogari para drejtësisë.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos i shpërndajnë materialet, të mos i amplifikojnë dhe të mos u japin jetë përmbajtjeve që cenojnë dinjitetin dhe emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas tyre. Në mbyllje, Radi deklaroi se, nëse situata vazhdon, do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore dhe se nga ky moment le të flasin faktet dhe drejtësia.

të fundit

Evertoni barazon ndaj Liverpoolit, derbi i Ligës Premier mbyllet 1-1

Liverpooli dhe Evertoni janë ndarë në barazim 1-1 në një përballje interesante të vlefshme për Ligën Premier, ku të dyja…

7 minutes ago

VIDEO/ Deputeti i PD goditet me p*umb gome, rrëzohet në tokë! Dërgohet me urgjencë në spital

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është goditur me plumb gome gjatë protestës…

12 minutes ago

Roma ndryshon drejtim në merkato: Lookman merr përparësi ndaj Ernest Muçit?

Ernest MuçiPara disa ditësh, u përfol në media se klubi i Romës shfaqi interesim për transferimin e sulmuesit të Shqipërisë,…

13 minutes ago

Agron Jemini, i njohur si “Djali i flamurit”, rrëfen humbjen e vëllait dhe nënës: Protesta më ndryshoi jetën

Kush i ka ndjekur protestat që janë zhvilluar në Shqipëri, është e pamundur mos të shohë Agron Jeminin të valvisë…

13 minutes ago

Boulevard like a “war zone”: Protesters throw stones, police respond with water cannon and tear gas; children among the injured

Ditën e sotme, situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë…

19 minutes ago

Banner unfurled on Prime Minister’s Office steps as fireworks and Molotov cocktails are thrown at building

Ditën e sotme, ka pasur tensione në protestë. Protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper…

19 minutes ago