showbiz

“Ata janë kudo dhe dinë se ku ta gjejnë njëri-tjetrin”, bashkëshorti i Rita Orës flet për shqiptarët

Rita Ora dhe Taika Waititi janë një nga çiftet e Hollywood që kanë përfunduar në titujt e të gjitha gazetave për raportin mes tyre. Këngëtarja Rita Ora dhe Taika Waititi kanë pasur një romancë përrallash që nga takimi për herë të parë në fillim të vitit 2021, dhe çifti u njohën shumë kohë përpara se ta ndanin lajmin e madh me botën. Dyshja ishin mikëpritës të mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022, në nëntor të vitit të kaluar.

E teksa qëndruan për disa ditë në Dyseldorf ku edhe po mbahej eventi, dyshja realizuan një dokumentar me “Vogue”, duke treguar se si është të kalosh 24 orë me ta. Mes shumë aktiviteteve që zhvillojnë gjatë ditës, regjisori Taika i ra në sy se si Rita ndalon rrugës dhe përshëndetet me shqiptarët e diasporës.“Çfarë ndodhi atje jashtë? Ne thjeshtë ishim duke ecur rrugës dhe rastësisht çdonjëri ishte duke folur shqip. Çfarë dreqin ishte kjo?, pyet Taika bashkëshorten e tij.

Të lidhura

None found

“Pra në thelb, ka kaq shumë shqiptarë çdo kund dhe…ata janë më të mirët. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin. Pra, natyrisht ata ishin pronarët e picerisë. Ne thjesht ndaluam dhe ata na thanë: ‘Ejani për një pica tek ne’”, përgjigjet Rita. Ndërkohë, pasi kishin shijuar picat në restorantin shqiptar në Dyseldorf, regjisori zelandez pati një këshillë për të gjithë ata që duan të hyjnë në një lidhje me një shqiptar/e. “Rita gjeti të gjithë shqiptarët. Shqiptarët dinë se ku ta gjejnë njëri-tjetrin. Nëse do të martoheni me një shqiptar, ju më mirë mësoni shqip”, tha Waititi.

Rita ka paralajmëruar rikthimin në muzikë me një album të ri këtë vit, kënga e parë e të cilit “You Only Love Me” do të publikohet më 27 janar.

të fundit

Barcelona vëzhgoi nga afër Martinez dhe talentin uruguaian Rodriguez në Argjentinë-Uruguai

Skautët e Barcelonës thuhet se ishin të pranishëm gjatë miqësores së Argjentinës kundër Uruguait në stadiumin La Bombonera në Buenos…

21 minutes ago

From November 15, winter equipment becomes mandatory for vehicles

Duke filluar nga nesër, 15 nëntor, automjetet që marrin pjesë në trafikun publik në rrugë duhet të kenë pajisje dimërore…

26 minutes ago

VIDEO/ Accused by SPAK of corruption and misusing millions of euros in public funds, Balluku takes a front-row seat at the Socialist Party Assembly

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është ulur në rreshtin e parë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.…

26 minutes ago

Socialist Party Assembly holds meeting without media, members’ phones switched off

Komunikimi me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Lalëz është bërë i pamundur gjatë momentit që kryeministri Edi…

26 minutes ago

Explosive planted at the entrance to a home in Xhamllik; owner questioned by police

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e…

27 minutes ago

VIDEO/ E akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me miliona euro nga fondet publike, Balluku ulet në rreshtin e parë të Asamblesë së PS

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është ulur në rreshtin e parë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.…

34 minutes ago