Categories: showbiz

Askush nuk e priste, Andi tërheq zyrtarisht deklaratën për Jasminën

Andi dhe Jasmina bën bujë disa muaj më parë pas një puthjeje të shkëmbyer në Për’puthen Prime. Më pas ata vijuan takimet, duke shtuar dozat romantike, por pa munguar zënkat dhe krisjet e vogla. Për t’i vërtetuar Jasminës se është serioz në njohjen me të, Andi deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në emision, ndërsa kjo e fundit tha se do të vazhdojë edhe takimet me djemtë e tjerë, pasi nuk ka ende aq shumë siguri nga Andi për të marrë edhe ajo të njëjtin vendim. Javën që lamë pas edhe Jasmina bëri të njëjtën deklaratë.

Ndonëse ishin deklaruar për njëri-tjetrin gjërat mes Jasminës dhe Andit shpesh shoqëroheshin me shumë probleme. Ditën e sotme çifti duket se u përça pas tërheqjes së deklaratës së Andit, i cili u shpreh se është lodhur me mungesën e besimit që ka Jasmina ndaj tij dhe nga ana tjetër konkurretja u shpreh se ishte në dijeni për këtë fakt.

Të lidhura

None found

Jasmina: E dija që sot do të ndodhte kjo dhe që Andi do të tërhiqte deklaratën. Ne duhet të gjejmë një pikë të mesmë mes njëri-tjetrin dhe nuk dua ta humbas, ndaj dhe i thashë që këto ndjenja që i ke t’i marrësh mrapsht.

Konkurrentja theksoi se shkaku i zënkave të tyre ishte pikërisht pjesëmarrja e Andit në klipin e këngëtares Diona Fona dhe postimeve që ai ka bërë në rrjetet sociale.

Jasmina: Andi mendon se sa herë që unë mërzitem, do marr se sbën një njeri në telefon. Po ziheshim për gjërat e përsëritura. Nëse ai nuk më respekton mua si femër, unë nuk ia toleroj. Postimet e fotove, të projektit me një vajzë tjetër. A ke foto të tjera më normale i thashë…

Andi: I kam treguar për këtë projekt më përpara dhe prapë acarohet.

Jasmina: Unë e kam marrë vesh në darkë që ai e ka përfunduar xhirimin. Kur i thashë pse e postove foton, i thashë unë nuk jam dakort.  Aktualisht pas klipit janë gjërat që më kanë befasur shumë.

të fundit

Manchester Unitedi në radarët e investitorëve nga Lindja e Mesme, interesime nga tri shtete

Manchester Unitedi ka tërhequr sërish vëmendjen e investitorëve nga Lindja e Mesme, me grupe nga Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet…

11 minutes ago

Ahmet Haliti kujton kalimin në Shqipëri dhe diferencat mes kampionateve të asaj kohe

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen…

23 minutes ago

Gjermania në protestë me Gjeneratën Z/ Mbi 68 mijë të rinj kundërshtojnë politikat: Po na marrin të ardhmen

Protestat përfshinë të shtunën gjithë Gjermaninë, të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z, që ndryshuan strategji. [...]Read More...

23 minutes ago

Zubin Potok, policia gjen dhe sekuestron armë e municion në një hambar

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…

26 minutes ago

BBC raporton për protestat studentore në Shqipëri: Kërkohet dorëheqja e Ramës, përplasje me policinë

Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…

31 minutes ago

Studentja Livia Dedej: Protesta u përket qytetarëve, jo partive politike

Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…

31 minutes ago