Reperi dhe aktori ASAP Rocky pranoi së fundmi se ka ndryshuar ndjeshëm që kur është bërë baba.
Në një intervistë me revistën W, ai tha se të qenit baba e ka bërë më emocional dhe më të mirë. Rocky, me partneren e tij prej shumë kohësh, Rihanna, ka djemtë RZA (3) dhe Riot Rose (2), dhe një vajzë Rocky Irish, e cila është gati katër muajshe.
Artisti, i cili shfaqet në albumet “If I Had Legs I’d Kick You” dhe “Highest 2 Lowest” këtë sezon çmimesh, reflektoi mbi atë që ishte para se të bëhej baba.
“Jam shumë më emocional. Përpara fëmijëve, ndoshta isha gjakftohtë, por tani jam plot dashuri”, tha ai.
Ai shtoi se fëmijët e tij nuk janë të vetmit që e ndiejnë këtë ndryshim, pasi pretendon se përhap edhe tek të tjerët.
Në intervistë, Rocky iu referua edhe vajzës që ai dhe Rihanna patën në shtator. Kur u pyet se çfarë do të ndodhë kur dikush të përpiqet të dalë me vajzën e tij, ai u përgjigj shkurt: “Do të lutem për ta”.
Komentet e tij rreth atësisë vijnë rreth një muaj pasi ai foli hapur për marrëdhënien midis bijve të tij. Në dhjetor, ai i tha revistës Extra në edicionin e 35-të të Çmimeve të Filmit Gotham se ishte i befasuar që bijtë e tij shkojnë mirë me njëri-tjetrin, por se ata janë pak xhelozë për motrën e tyre më të vogël.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Presidenti i vendit Bajram Begaj, është shprehur i tronditur për sulmin me armë…
Në seancën e sotme të mbajtur për vrasjen e Liridona Ademajt, i dyshuari Naim Murseli, ka kërkuar që të komunikojë…
Këtë të mërkurë, ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për…
Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla, ka reaguar pasi u vetëdorëzua në polici e më pas u dërgua ditën e djeshme…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, rikthehet sërish në vëmendjen e mediave rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale.…
Gjatë kësaj jave në “Big Brother VIP Albania”, gara u bë edhe më e fortë teksa në nominim ishin tetë…