Ftesa nga Bashkia e Korçës për artistin serb, Goran Bregovic që të performojë në Festën e Birrës ka revoltuar artistët shqiptarë të cilët po bëjnë thirrje njëzëri për të anuluar këtë festë.
Emra të njohur si Vesa Luma, Big Basta, Noizy, Eni Koçi, Adriana Matoshi e shumë të tjerë kanë bërë postime në rrjetet sociale duke I bërë thirrje bashkisë së Korces të anulojë ftesën. Madje Capital T trefoil ditën e djeshme se ishte I ftuar në hapjen e këtij festivali, por e anuloi menjëherë së mori vesh prezencën e Goran Bregovic. “ Këngët e Goran Bregovic këndoheshin gjatë luftës në Kosovë”, është shprehur ai.
Mirëpo, ajo që ka çuditur publikun me deklaratën e saj ka qenë gazetarja Kozeta Kurti, e cila ndryshe nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, është shprehur se mezi po e pret ardhjen e këngëtarit serb.
Madje, në një postim në rrjetet e saj sociale, Kozeta është shprehur se do të jetë spektatore e radhës së parë për të shijuar performancën e tij.
“22 gusht 21′, në Shqipëri. Unë spektatore e radhës së parë!”- ka shkruar ajo duke revoltuar një pjesë të mirë të publikut.
Thirrjet për bojkot duket se nuk kanë ndikuar aspak tek Bashkia e Korçës, që nuk lëkundet fare në vendimin e saj.
Në një prononcim për Gazetën Express, nënkryetraja e Bashkisë së Korçës, Benila Terova, është shprehur se çdo gjë është mbyllur dhe Goran Bregovic do të performojë në festën e birrës. Ajo ka shtuar se këngëtari serb ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe se do të performojë në natën e fundit në 22 gusht.
Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…