showbiz

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktorja dhe prezantuesja Rezana Çeliku

Është shuar në jetë Rezana Çeliku, një emër i njohur i artit, filmit dhe televizionit shqiptar, e cila u bë pjesë e vëmendjes së publikut gjatë dekadave ’70 dhe ’80.

Edhe pse nuk kishte ndjekur një formim të mirëfilltë për aktrim, Çeliku u afrua me kinematografinë dhe spektaklin krejt rastësisht. Pamja e saj, spontaniteti dhe mënyra e artikulimit bënë që regjisorët ta përzgjidhnin për role të ndryshme. Para kësaj, ajo kishte prezantuar disa festivale rinore në Televizionin Shqiptar.

Të lidhura

None found

Gjatë asaj periudhe, ajo u shfaq në disa prodhime të njohura kinematografike. Ndër personazhet që interpretoi ishte partizania në filmin “Ata ishin katër”, me regji të Kujtim Çashkut, si edhe mësuesja në “Shokë të një skuadre”.

Rolin e fundit në film e pati në vitin 1989, në “Një djalë dhe një vajzë”, ku luajti një centraliste. Marrëdhënia e personazhit të saj me një djalë më të ri u pa si një trajtim i guximshëm për kohën dhe shkaktoi diskutime.

Më pas, Rezana Çeliku u largua nga aktrimi dhe nga puna si mësuese në fshatrat e Tiranës. Ajo përfundoi studimet në Ekonomi dhe Juridik, ndërsa karrierën e vijoi në administratën publike. Për shumë vite punoi pranë Drejtorisë për Marrëdhëniet me Publikun në Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë të dhënë në vitin 2011 për rubrikën “Unë Gruaja” të gazetës “Panorama”, ajo kishte rrëfyer edhe aspekte nga jeta e saj private.

Çeliku kishte treguar se nuk ishte martuar dhe se dhimbja më e madhe që kishte mbartur ishte pamundësia për të pasur një fëmijë. Sipas saj, fëmija përbënte thelbin e vërtetë të familjes.

Vdekja e saj lë pas një boshllëk në artin dhe televizionin shqiptar, ndërsa publiku humbet një figurë të veçantë të brezit që la gjurmë në ekran dhe në kujtesën e tij.

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

20 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

33 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

37 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

1 hour ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago