showbiz

Arta Bajrami letër të hapur Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, iu drejtohet me kërkesa për formimin e institucioneve dhe fëmijët me nevoja të veçanta

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka bërë një reagim të fuqishëm publik përmes një letre të hapur drejtuar Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani, ku ka ngritur shqetësimin e saj si nënë e dy fëmijëve me autizëm dhe si qytetare e vendit.

Në shkrimin e saj të publikuar në Facebook, Bajrami thekson se Kosova ndodhet në një ngërç të rëndë politik pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke kritikuar klasën politike për dështimin në formimin e institucioneve dhe për pasojat që kjo krizë po sjell në jetën e qytetarëve. “Kuvendi ka dështuar mbi 50 herë të zgjedhë një kryetar, Qeveria nuk është formuar, dhe jeta e qytetarëve është lënë peng i pazareve politike”, shkruan ajo, duke e cilësuar situatën si një “kolaps shtetëror”.

Një nga pikat më të theksuara në letrën e saj është mungesa e Ligjit për fëmijët me nevoja të veçanta, i cili, sipas këngëtares, është zvarritur prej vitesh, duke lënë mbi 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara jashtë sistemit arsimor dhe pa mbështetje adekuate. “Çdo ditë vonesë është një dëm i pariparueshëm për zhvillimin e këtyre fëmijëve”, shkruan Bajrami, duke shtuar se është turp për një shtet të kthejë shpinën ndaj më të pambrojturve.

Në letrën e saj, Bajrami ndalet edhe te projekti i humanistit Halil Kastrati, i cili ka nisur ndërtimin e një residence për fëmijët me autizëm, por që sipas saj ka mbetur i bllokuar për shkak të mungesës së përkrahjes institucionale.

Në fund, këngëtarja liston tre kërkesa kryesore për institucionet:

Formimin e menjëhershëm të institucioneve dhe daljen nga kriza politike.

Miratimin pa vonesë të ligjit për fëmijët me nevoja të veçanta.

Mbështetjen dhe aprovimin e projektit të Halil Kastratit.

“Unë nuk po ju lutem, po ju kërkoj me të drejtën që ma jep statusi i qytetares, i nënës dhe i një figure publike që përfaqëson shumë familje të ngjashme me timen”, përfundon Bajrami, duke paralajmëruar se historia do t’i gjykojë udhëheqësit që braktisin fëmijët më të brishtë të vendit

të fundit

Nejmar nis pushimet me partneren e tij, braziliani “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve në Nju Jork

Braziliani Nejmar, tashmë ka nisur pushimet pasi siguroi mbijetesën e Santosit në kampionatin brazilian. Ai ka zgjedhur si destinacion Nju…

24 minutes ago

Grimes akuzon Elon Musk se e ka bllokuar në platformën “X”

Këngëtarja kanadeze Grimes, ish-partnerja e miliarderit Elon Musk, ka bërë të ditur se ai e ka bllokuar në rrjetin social…

28 minutes ago

Nuk e votova/ Erion Braçe për Paketën Fiskale: S’u mor parasysh amendimi im për ligjin e rivlerësimit të pasurive, pallatet dhe shtëpitë përjashtohen nga ky proces (VIDEO)

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sërish për Paketën Fiskale të miratuar në seancën e kaluar në Kuvend,…

30 minutes ago

Plagosën tre të rinj afër shkollës, lirohen dy adoleshentët në Shkodër

Gjykata e Shkallës së Parë, ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë Klevin Thepi,…

1 hour ago

Zero bashkëpunim me PS/ Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do u kalojnë emocionet pas gjelit të detit dhe bakllavasë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes me socialistët, ka dalë në një prononcim për mediat. Duke…

1 hour ago

Shpërthen Linda Rei: Olsa Muhameti, shkarravinë! S’më dhanë pagesën, por edhe më vodhën

Linda Rei ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste në emisionin “Më prit të dielën”, ku ka folur hapur…

1 hour ago