showbiz

Arta Bajrami: Kisha mbështetje nga shqiptarët pas diagnozës së autizmit tek fëmijët

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka ndarë një moment të vështirë dhe prekëse të jetës së saj, kur zbuloi se dy nga fëmijët e saj janë me spektrin e autizmit. Në një intervistë për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Bajrami ka rrëfyer reagimet që mori pas kësaj lajmi dhe rëndësinë e pranimit të diagnozës nga prindërit.

Ajo ka treguar se pas shpërndarjes së lajmit, ka marrë mesazhe dhe pyetje pa fund nga shqiptarët kudo në botë, të cilët kishin shqetësime dhe kërkonin informacion mbi trajtimet dhe mënyrat e përballimit të situatës. “Më kanë shkruar nga çdo cep i botës ku ka shqiptarë. Më pyetën se ku i trajtojmë dhe si i trajtojmë. E ndjejnë një ankth dhe stres, prandaj kam munduar t’u jap qetësi dhe të shpjegoj se prindërit duhet ta pranojnë situatën, pastaj të vazhdojnë me trajtimet e nevojshme,” tha Arta Bajrami.

‘Nga momenti që kam folur, mora mesazhe pafund nga e gjithë bota kudo ka shqiptarë. Më kanë bërë pyetje, ku i trajton, si i trajton. E kanë marrë me ankth e stres. Jam munduar t’ua heq stresin dhe frikën sepse prindërit duhet ta pranojnë fillimisht pastaj të vazhdojnë me trajtime që iu nevojiten’

Artistja gjithashtu theksoi se edukimi dhe ndërgjegjësimi për autizmin duhet të shkojë përtej një dite speciale si ajo e autizmit. Sipas Bajramit, vizitat në shkolla për fëmijët me autizëm duhet të bëhen më shpesh, dhe nuk duhet të kufizohen vetëm në një ditë ndërgjegjësimi.

‘Vizitat nëpër shkolla nuk duhet të bëhen vetëm në ditën e autizmit, por sa më shpesh. Këto qendra janë funksionale dhe që i trajtojnë, jo vetëm t’i lënë brenda qendrës, por duhet bërë vetëdijësimi i popullatës. Fëmijët me autizëm janë pjesë e shkollës dhe duhet të shkojnë shpesh të japin informata.’

të fundit

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

6 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

7 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

7 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

7 hours ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

7 hours ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

8 hours ago