Një grua që përndiqte këngëtarin Harry Styles është arrestuar dhe është ndaluar ta shohë atë duke performuar. Myra Carvalho, 35 vjeç, i dërgoi këngëtarit 8000 letra në më pak se një muaj.
Ajo u dënua me 14 javë burgim pasi u deklarua fajtore për një akuzë përndjekje të martën. Një masë ndalimi për 10 vjet u vendos edhe ndaj Carvalhos dhe asaj iu tha se nuk mund të merrte pjesë në asnjë event ku Styles po performonte.
Braziliania Carvalho i dërgoi këngëtarit 30-vjeçar letra të shkruara me dorë ndërsa ishte në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe porositi një seri kartash për të në internet, të cilat i dërgoheshin në adresën e tij. Nga 8,000 letrat e dërguara, disa ishin ftesa martese dhe dy nga letrat u dorëzuan me dorë në adresën e Styles.
Dokumentet e gjykatës treguan se Carvalho kishte qëndruar në një bujtinë në Earl’s Court në perëndim të Londrës, pasi mbërriti në MB në dhjetor. Ajo gjithashtu u urdhërua të mos kontaktonte Styles, drejtpërdrejt ose tërthorazi, dhe iu tha të mos hynte në një zonë të Londrës veriperëndimore.
Ajo gjithashtu duhet të paguajë një pagesë shtesë prej 134 paundësh.që
Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të…
Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje…
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…
NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…