showbiz

Arrestohet Miss Bolivia, zbulohet skandali i rrjetit të trafikut të armëve në të cilin ishte përfshirë

Ish-Miss Bolivia Mundo 2020 dhe Miss Charm Bolivia 2023, Alondra Mercado Campos, 22 vjeç, e njohur si Alondra MC, është arrestuar dhe ndodhet në burgun e grave në Trinidad në Beni, Bolivi.

Ajo akuzohet se është pjesë e një rrjeti të trafikut të armëve që drejtohej nga i dashuri i saj Andres Vasquez i cili tashmë është i arratisur.

Mediat e huaja shkruajnë se arrestimi i saj u bë i mundur gjatë bastisjes së godinës ku ajo jetonte me të dashurin e saj dhe gjatë kontrolleve u gjet arsenal armësh, të tipit ‘pushkë’ dhe kallashnikovë.

Me mbi 40 mijë ndjekës në rrjetet sociale, ish-miss Bolivia shihej si një figurë magjepsëse dhe postonte vetëm mesazhe inspiruese por pas bastisjeve të policisë rezultoi krejt e kundërta dhe u zbulua se ajo ishte pjesë e trafikut të armëve në Bolivi.

të fundit

Protesta e opozitës, shoqërohen nga polica 13 persona

13 persona janë shoqëruar nga policia, për shkak të protestës kombëtare të opozitës. Për shkak të përplasjes së protestuesve me…

10 minutes ago

U qëllua me shkopa gome pas koke dhe iu hodh spraj në fytyrë, Bledion Nallbati në gjendje të rëndë te Trauma, Sali Berisha niset me urgjencë

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike këtë të martë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të…

25 minutes ago

Protestuesit përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë, gjuajnë me grushte drejt makinës

Protestuesit e opozitës nuk janë përplasur vetëm me efektivët e policisë, por edhe me qytetarët në rrugë. Sikurse shihet në…

38 minutes ago

“Oh my God…”/ Protesta e PD, gazetari i huaj pl*goset pas hedhjes së gazit lotsjellës

Një person i huaj ka mbetur i lënduar gjatë protestës së opozitës para parlamentit. Mësohet se ai është një gazetar…

1 hour ago

Rëndohet situata nga protesta e opozitës: Lëndohen 8 efektivë policie, katër prej tyre përfundojnë të Trauma

Hedhja e molotovëve dhe lëndëve piroteknike nga demokratët në drejtim të Kuvendit që ka lënë të dëmtuar 8 efektivë policie.…

1 hour ago

Flakë e tym, përkeqësohet situata para Parlamentit, hidhet molotov dhe fishekzjarrë! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Situata me protestën para parlamentit u tensionua pasi një grup militantësh opozitarë hodhën në drejtim bomba molotov dhe fishekzjarrë. Molotovi…

2 hours ago