Këngëtari Justin Timberlake, është arrestuar nga policia e Nju Jork për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Ylli i popit u arrestua dhe u akuzua zyrtarisht ditën e djeshme në mëngjes, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit të Qarkut Suffolk e cila nuk dha detaje të mëtejshme.
Timberlake u arrestua në Sag Harbor, një fshat i njohur në Hamptons, një destinacion popullor veror për personat e famshëm në Long Island.
Një ish-anëtar i grupit popullor të djemve NSYNC, Timberlake është një aktor, kompozitor dhe një nga artistët muzikorë më të njohur në botë. Ai ka folur hapur në të kaluarën për problemet me alkoolin.
Në shtetin e Nju Jorkut, dënimet për akuzat që lidhen me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur përfshijnë deri në një vit burg, një gjobë prej 1000 dollarësh dhe pezullimin e patentës së shoferit për të paktën gjashtë muaj.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq pesë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se Uashingtoni nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit.…
Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në forma të…
Shumë shoqëri audituese kanë filluar të ofrojnë shërbime kontabiliteti për sipërmarrje të huaja, kryesisht italiane. Një program i specializuar zhvillimi…
DASHI Do të ndjeni një nxitje të fortë emocionale: marrëdhëniet bëhen më intensive dhe ka një dëshirë për dialog. Kjo…
Mohamed Salah ka shkaktuar sërish zhurmë, këtë herë jo për golat e tij të jashtëzakonshëm apo për diskutimet rreth të…