showbiz

Arrestimi i Liamit brenda shtëpisë së BBVIP, flet avokati: As policët s’e dinin pse po i vinin prangat! Dënimi i tij nuk ishte i regjistruar

Dritan Shehaj, avokati i Liam Mandiaros, ish-banorit të Big Brother i cili u arrestua si i dënuar për mashtrim sapo hyri në shtëpinë e famshme, ka deklaruar se as policët nuk e dinin për çfarë po i vinin prangat klientit të tij.

Në një lidhje skype për ‘Studio Live’, Shehaj tha se ndaj Liamit nuk rezultonte i regjistruar asnjë vendim edhe pse dënimi me 2 vite e 6 muaj burg ishte i formës së prerë.

“Në drejtorinë e policisë së Trianës ku ishte akomoduar fillimisht nuk kishin asnjë dijeni pse e kishin marrë. Nuk rezultonte i regjistruar vendimi edhe pse ishte i formës së prerë. Pritëm derisa erdhi dokumenti nga arkiva”- u shpreh avokati.

Ai tha më tej se në rastin kur u arrestua, Liam Osmani ka qenë totalisht i habitur pasi nuk kishte dijeni të ndonjë procesi gjyqësor e aq më pak të një dënimi me burg për të.

“I është bërë me dije se ka një vendim ndaj tij. Habia në momentin e parë ka qenë e madhe. Personi nuk ka pasur asnjë dijeni për këtë cështje nuk është informuar ndonjëherë nga organet përkatëse për dënimin ndaj tij. Në këtë padijeni, ka ardhur në Shqipëri ka kaluar në Rinas pa patur asnjë problem, ka qëndruar disa ditë në Tiranë derisa u bë banori më i ri i shtëpisë së Big Brother”- shtoi Shehaj.

Sa i takon faktit që ish-banori i Big Brother nuk u arrestua nga Rinas sapo mbërriti në vend ashtu si personat e tjerë të shpallur në kërkim, avokati tha se nuk e kuptonte sesi kishte ndodhur një gjë e tillë duke theksuar se Liami kishte përdorur gjeneralitetet e tij pa ndryshuar asgjë.

“Nuk e di se cila është arsyeja. Jam i bindur dhe u garantoj se Liaminnuk ka ndryshuar asnjë përbërës të gjeneraliteteve të tij. Fakti që ai ka përdorur një pasaportë gjermane nuk justifikon veprimet nga ana e organeve të policisë. Nëse këto organe do kishin kryer detyrën e tyre, Liami do të ishte ndaluar në aeroport menjëherë si në shumë raste të tjera ku sapo dikush hyn në territorin shqiptar dalin të gjitha informacionet. Dëmi është shumëfish më i madh sepse publiciteti i shkaktuar dhe ngarkesa që ka marrë ai është shumë e madhe”- u shpreh avokati Dritan Shehaj.

Liam Mandiaro rezulton të jetë i dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për përvetësimin e 17 biletave turistike, çështje e cila, sipas avokatit duhet të shqyrtohet nga një gjykatë civile dhe jo penale sepse bëhet fjalë për një marrëveshje me deklaratë noterie mes personave civilë.

Duke shpjeguar hapat e mëtejshëm, Shehaj tha se do të kërkohet që të ketë një rinisje të procesit gjyqësor ndaj klientit të tij i cili ishte dënuar në mungesë dhe në padijeni të një procesi të tillë ndaj tij.

të fundit

Atentat në zemër të Moskës, gjenerali i lartë rus humb jetën nga shpërthimi i makinës

Mëngjesin e sotëm, një gjeneral i lartë rus është vrarë në Moskë, pas shpërthimit makinën e tij, njoftuan autoritetet ruse.…

10 minutes ago

Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS/ Zbardhen bisedat në SKY ECC: Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete…

Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë, njoftoi “shefin” e tij në…

26 minutes ago

Balluku e pandehur nga SPAK për tendera miliona euroshe, 300 apartamente dhe 2 jahte, opozita sot protestë para Kryeministrisë

Këtë të hënë, opozita do të mbajë protestën kombëtare, duke e konsideruar si një reagim ndaj korrupsionit qeveritar që ka…

57 minutes ago

Ikja e të rinjve, 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45-vjeç

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i…

1 hour ago

Ankimohet sërish në KPP/ Tenderi i fiskalizimit 7.7 mln euro kthehet sërish në Komisionin e Prokurimit Publik

Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshe të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare…

1 hour ago

Egli Tako këshillon banorët e “Big Brother VIP”: Dashuria aty funksionon, vetëm kujdes me…

Egli Tako, një nga protagonistet e sezonit të kaluar të “Big Brother VIP 4”, është rikthyer në vëmendje me disa…

1 hour ago