showbiz

“Armaldo është pervers”, Bledi Mane: Luizi, Olta, dhe Kristi, aktorë diletantë amatorë!

Bledi ka reaguar i revoltuar ndaj katërshes më të përfolur në shtëpinë e Big Brother Vip, Luizit, Armaldos, Oltës dhe Kristit. Ai e quan këtë katërshe aktorësh diletante amatorë që dinë vetëm të kërcënojnë qajnë.

“Ju nuk e përjetoni dot ndjesinë kur hapet dera e kësaj shtëpie dhe kur hyn një banor i ri. Kemi 4 emra të përveçëm, të cilët janë kampionë të bullizimit, të sharjes. Fillon me Kristin, vazhdon me zonjën këtu, Oltën, vazhdon me Luizin dhe përfundon me atë tenorin që u qurravit para shqiptarëve. Këta të katërt edhe kur ulen nëpër krevat përgojojnë gjithë dynjanë, poshtërojnë gjithë dynjanë. Këta janë aktorë diletantë amatorë, që çdo ditë janë bërë bajat në sytë e publikut, shajnë kërcënojnë e bëjnë të gjithë për lojë.”, tha Bledi.

Të lidhura

None found

Ofendimet dhe epitetet kanë qenë kryefjalë e çdo debati mes Luizit dhe Armaldos përgjatë gjithë javës. Banorët nuk u besojnë më atyre, pasi një ditë debatojnë rëndë dhe ditën tjetër përqafohen.

Debati u diskutua edhe në spektaklin e sotëm, ku Bledi e cilësoi Armaldon “pervers”.

Luizi: Ma gjej një person që nuk ka bërë batuta me mua. Unë nuk jam humorist i madh si Tani, që të qeshin banorët e mua. Kur i kam thënë ato fjalë Deas, i kam kërkuar falje publikisht. Këtij zotërisë tjetër këtu, i kam thënë sa i pëlqyeshëm është ky këtu. Sipas tij, unë e paskam fyer, ky nuk paska fytyrë të dalë jashtë…Për mua është e gabuar kjo mënyrë që Armaldo ka nisur të luajë.

Armaldo: Për mua nuk ka fyerje më të rëndë, që kur e ndy qeleshen kur e vë. Nuk ka ofendim më të rëndë. Unë me atë qeleshe kam përfaqësuar Shqipërinë. Unë u preka shumë pas asaj fjale. Ajo qeleshe tregon shumë.

Luizi: Unë i thash që atë qeleshe e kan mbajt burra në kokë. Dhe janë të paktë ata që e mbajnë.

Tani: Problemi është shumë i madh për të folur, sepse ka shumë protagonistë. Unë e kam përjetuar vetë bullizmin, kur kam qenë i vogël. Unë kam humor, kam rrit tre fëmijë me humor. Nuk ka pasur asgjë personale, thjesht jam mundur ta respektoj.

Bledi: Armaldo është pervers nga natyra. Maestro është kartë e djegur.

Armaldo: Vazhdo fol, vazhdo.

të fundit

Opozita kërkon largimin e Gërvallës dhe Sveçlës, pavarësisht dorëheqjes së Hoxhës

Dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e ka ulur presionin mbi Qeverinë Kurti. Të tri partitë kryesore opozitare…

8 minutes ago

Raketë balistike godet një anije pranë Ngushticës së Hormuzit, nuk raportohen të lënduar dhe nis verifikimi i sulmit

Një anije u godit nga një raketë me origjinë të panjohur në Gjirin Persik, pranë bregdetit të Iranit, duke shkaktuar…

9 minutes ago

Sefer Isufi caktohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes Shiroka-Pula

Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila njëherësh ushtron edhe detyrën e…

20 minutes ago

Mbappes i munguan 28 pikë për Topin e Artë, ndërsa tri shtete nuk e votuan

Topi i Artë i vitit 2026 vazhdon të gjenerojë diskutime. Harry Kane mori çmimin, Kylian Mbappe përfundoi i dyti dhe…

21 minutes ago

A bag of lies for citizens, billions for oligarchs” – Tabaku: The new fiscal package will hit citizens’ pockets, handing small businesses a new bill

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, paralajmëroi se Paketa Fiskale 2027 e prezantuar nga qeveria do të shtojë kostot për…

25 minutes ago

Video/Trump interrupts Florida speech after eye irritation: They’ll say I’m very sick

Presidenti amerikan, Donald Trump, ndërpreu për pak çaste fjalimin e tij elektoral në Daytona Beach të Floridës, pasi pati vështirësi…

25 minutes ago