Në She’s On Air, janë transmetuar intervista nga festa pas finales së Big Brother VIP Albania, ku finalistë, ish-banorë dhe opinionistë ndanë emocionet dhe përshtypjet e tyre pas mbylljes së këtij edicioni të suksesshëm. Gjatë këtij episodi, vëmendjen e mori një intervistë e shkurtër me Livian, ku të ftuar ishin edhe opinionistët e njohur Arbër Hajdari dhe Arjan Konomi.
I pyetur për ta përshkruar këtë edicion me një fjali të vetme, Arbër Hajdari nuk hezitoi të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë: “I jashtëzakonshëm.” Ai shtoi më tej se ky sezon ka qenë ndër më të veçantët, duke theksuar edhe një herë rolin e rëndësishëm të Top Channel në sjelljen e formateve të suksesshme për publikun shqiptar. “Unë e kam thënë që çdo gjë që del në botë e para transmetohet në Top Channel dhe po, ka qenë një spektakël i jashtëzakonshëm,” u shpreh ai.
None found
Një tjetër pyetje që ngjalli interes ishte ajo nëse Arbër Hajdari do të rikthehet sërish si opinionist në edicionin e ardhshëm. Përgjigjja e tij ishte më e rezervuar, duke lënë gjithçka të hapur:
“Nuk e di, varet… nëse do bëj një punë akoma dhe më të rëndësishme, ndoshta nuk jam.”
Ndërkohë, i pyetur nëse do t’ia linte vendin e tij Arjan Konomit, Hajdari nuk kurseu vlerësimet për kolegun e tij, duke e cilësuar si një figurë me eksperiencë të madhe në këtë fushë.
“Arjan Konomi është profesor i kësaj pune,” tha ai, duke nënvizuar respektin profesional mes tyre.
Që nga aktivizimi i aplikacionit vakcinacija.mk për vaksinim falas kundër gripit sezonal, deri më tani janë regjistruar 70.185 persona, informuan…
Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit një muaj dy të pandehurve, Zhikica Belosoviq dhe Gruica Belosoviq, të…
Avokatja Adelina Hoxha, e cila përfaqësonte Arlinda Zekajn, gruan 49-vjeçare të vrarë në Vitomiricë të Pejës, ka treguar se klientja…
Në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua arrestimi i Ergys Agasit në zonën e Plepave në Durrës,…
Toyota Motor Europe ka shitur gjithsej 936.042 automjete Toyota dhe Lexus gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, duke…
nga Lapsi Edi Rama ka dalë hapur dhe e ka shpallur Erion Veliajn puçist, pjesë të komplotit për rrëzimin e…