Categories: showbiz

Argjira rrëfehet si asnjëherë pas lidhjes me Gracianon, zbulon raportet me vjehrrën (FOTO LAJM)

Pak javë më parë, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani, pranuan publikisht se janë në një lidhje dashurie. E që prej atij momenti, ata janë kthyer në një ndër çiftet më të ndjekur dhe të komentuar të showbiz-it shqiptar.
Edhe pse ende nuk kanë publikuar një foto ku shfaqen të dy në “Instagram”, në “Instastory” nuk mungojnë momentet bashkë. Puna e tyre e përbashkët në televizion ishte ajo që i çoi drejt lidhjes dhe tashmë ata shijojnë bashkë çdo sukses të njëri-tjetrit.

Madje, prej disa kohësh Argjira dhe Graciano jetojnë bashkë dhe fansat janë tepër kuriozë të mësojnë çdo detaj për marrëdhënien e çiftit.

E ftuar në “Ftesë në 5”, moderatorja u rrëfye si asnjëherë më parë për partnerin, po ashtu edhe për marrëdhënien e saj me vjehrrën.

“Pimë kafe çdo ditë. Vjehrra e ka punën përballë shtëpisë time, jemi komshie. Ajo çdo mëngjes që vjen te puna, i them hajde se kam bërë kafen turke, hajde te nusja. Kur shkojmë për të bërë shopping m’i çon të gjitha me rradhë, ta marr këtë, ta marr atë dhe unë i tregoj merre këtë, merre atë. Ka filluar të marrë këshillat e mia. E kam si shoqe të ngushtë, me Ornelën flas çdo gjë, që nga hallet me Gracianon, si nga hallet me shoqet, nga hallet e punës. Ajo e di çdo detaj. Është dashuri, e kam shumë xhan. E dua shumë”- tregoi Gjira.

Po ashtu, ajo rrëfeu një skenë ku vjehrra i kishte dalë në krah asaj dhe jo Gracianos.

“Tani që po filloj projektin e ri isha shumë e stresuar, por Graciano është kritikuesi im më i madh. Një ditë po më bënte shumë presion “Mos i ngelizho gjërat” dhe unë isha aq e stresuar sa edhe ky nuk më duhej fare. Në atë moment shpërtheu Ornela “Ore a do pushosh ti se të nxorra nga shtëpia! Boll! Mos ma ngacmo gocën se mjaftueshëm është e stresuar”- rrëfeu moderatorja.

të fundit

Sherri në Shkodër/ Identifikohet autori dhe i plagosuri, policia jep detaje

Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Shkodër. Bëhet me dije se Bledar Bylybashi 28 vjeç…

18 minutes ago

Sherr me thika në Shkodër, raportohet për një të plagosur! Shoqërohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën “Ish Dega” në Shkodër, ku një person ka mbetur…

44 minutes ago

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030/ Shqipëria ndahet në 6 rajone turistike

Qeveria shqiptare ka miratuar zyrtarisht Strategjinë e re të Turizmit për periudhën 2024–2030, e cila synon të rrisë ndjeshëm ndikimin…

1 hour ago

Greqia përfshihet nga stuhi të forta, përmbytje në Selanik

Stuhi të fuqishme kanë goditur Greqinë veriore, duke shkaktuar përmbytje dhe kaos në rrugët e Selanikut. Për Athinën pasditen e…

1 hour ago

Shkarkimi aktorëve të “Migjenit”, Boçi ironizon Becin: Oksfordiani i PS po e trajton kulturën si sektor ndërtimi!

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me statusin që publikoi një…

2 hours ago

Aksident tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, të paktën tre viktima

Në rrugën Tetovë-Shkup, në dalje të Tetovës ka ndodhur një aksident tragjik ku sipas informacioneve të para mësohet të kenë…

2 hours ago