Mbrëmjen e djeshme, opinionisti i tre edicioneve të “Big Brother Vip”, Arbër Hajdari, ka folur për lojën e ish-konkurrentëve në këto tre vite.
I pyetur në ‘Cherry on Top’ ,se cilët janë konkurrentë që kanë pasur strategjinë më të mirë në lojë, ai ka veçuar Ilir Shaqirin, Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin.
Për këtë të fundit, ai u shpreh se është e vështirtë që një tjetër lojtar ta konkurrojë lojën e tij.
Bora Zemani: Cili kishte strategjinë më të mirë?
Hajdari: “Për mua ka qenë Iliri, Donaldi dhe Luiz Ejlli pa dyshim. Këta të tre sepse në “Big 1”, Iliri që në nisje të programit filloi të krijonte një ekip, dhe Donaldi që duhej të luftonte të gjitha këto aleanca që Iliri kishte bërë.
Ndërsa Luizi ndryshoi rregullat me lojën që bëri. Një djalë intuitiv me qëllime të qarta. Flinte pak, ishte atje ku ishte debati dhe dinte të bëhej pjesë. Kishte dhe fjalë që nuk uhej t’i thonte, por i balanconte me batutat, këngët. Është vështirë që të dalë një lojtar tjetër që mund të konkurrojë lojën e tij”.
Në Rusi ka plasur skandali, ku Mirlind Daku, sulmohet nga tifozët e Zenitit. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Shtegu i Ngjyrave në Shishtavec, pjesë e Parkut…
Ditën e sotme, uniformat blu në Tiranë, kanë zbuluar një laorator kokaine në Yzberisht, ku sipas informacioneve, lëndët narkotike përpunoheshin…
Policia ka zbuluar një banesë e përshtatur për përgatitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Yzberisht. Si rezultat i kontrollit,…
Pasditen e djeshme, një 55-vjeçar ka humbur jetën në Bilisht, sapo ka dalë nga një klinikë dentare. Sipas informacioneve, mësohet…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin në çdo format. Ai ka…