Në një intervistë të parë pas mbarimit të “BBV” në “Ftesë në 5” Arbër Hajdari ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara në këtë edicion dhe miqësive të fituara.
Mes batutash Arbri ka treguar se fill pas mbarimit ka telefonuar Gerta Gixharin dhe se e kanë lënë të dalin së bashku me grupin e banorëve.
Ai pohoi se gëzon një raport shumë të mirë me të gjithë ish- banorët e BBV që prej edicionit të parë të tij.
I ngacmuar nga Bieta se cilën prej opinionisteve që ka ndarë studion do të zgjidhte, në katër edicione, Arbri vecoi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun.
Më tej Arbri pranoi se në këtë edicion patjetër ka fituar edhe miqësi, sidomos ajo me drejtuesin e spektaklit, Ledion Lico dhe producenten, Sara Hoxha.
“Sara profesioniste, për mendimin tim më e mira në këto troje. Top Channel e ka treguar se është njishi i spektaklit. Ka treguar që meriton t’i heqësh kapelen”, ka përfunduar Arbri fjalinë.
Dashi Dite vendimtare kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do vendosen për ta kështu…
Analisti Andi Bushati, ka komentuar aksionin e SPAK për tenderat e AKSHI-t, teksa ka hedhur akuza se grupet kriminale, policia…
Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim…
Kryeministri Edi Rama komentoi faktorët që, sipas tij, ndikojnë në mbijetesën e gjatë në politikë. Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”,…
Presidenti amerikan Donald Trump, i bëri thirrje Ukrainës që të “lëvizë shpejt” në negociatat mbi një plan për t’i dhënë…
Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po proteston…