showbiz

Arbër Çepani tregon momentin më të vështirë nga ndarja nga jeta e Gert Bogdanit

I ftuari i radhës në një studio televizve ishte Arbër Çepani.

Në një intervistë ndryshe nga zakonisht, ai u rikthye pas në kohë, nga fëmijëria dhe vitet e jetesës në Kubë, te marrëdhëniet personale dhe mënyra si e ka jetuar vëmendjen publike.

Të lidhura

None found

Por momenti më i fortë i rrëfimit ishte një tjetër.

Humbja e papritur e Gert Bogdanit, një goditje që, sipas tij, mbetet pika më e rëndë në jetën e tij dhe të familjes.

I pyetur nga moderatorja se si gjeti forcën të dilte në intervistë pikërisht ditën e ceremonisë mortore, Çepani rrëfen një moment që e zhvesh totalisht nga çdo filtër:

“Ka qenë, tani që rikthehem, ndoshta momenti më i vështirë i jetës sime. Gjithçka dukej si një ëndërr e keqe, sikur do të zgjohesha dhe nuk do të ishte e vërtetë.

E mbaj mend si tani kur erdhi kërkesa për intervistë. Isha në shtëpi me Edlirën. I thashë: ‘Është kjo ftesa, çfarë mendon?’

Dhe ajo më tha vetëm një fjali: ‘Të lutem, bëje për Gertin.’

Edhe sot, kur e kujtoj, më prek shumë. Nuk kisha asnjë dëshirë të flisja, as të ndaja asgjë me askënd… por ajo fjali mjaftoi. Sepse Gerti ka bërë gjithmonë për njerëzit”, tha Arbër Çepani.

Në të njëjtën intervistë, ai ndalet edhe te marrëdhënia me motrën e tij, Edlira Çepani, për të cilën nuk kursen as respektin, as admirimin:

“Edlira është ndoshta njeriu më i fortë që njoh. Ajo ka një vokacion publik që kërkon sakrificë reale kohë, energji, veten.

Unë jam ndryshe. Jam më egoist në këtë aspekt. Kam zgjedhur biznesin, sepse dua pavarësi, dua të shijoj jetën time, pa i dhënë llogari askujt.

Kurse Edlira jep gjithçka për diçka që është më e madhe se vetja. Dhe për këtë e admiroj thellësisht”, tha Arbër Çepani.

të fundit

Parashikimet astrologjike për 22 nëntor 2026

Dashi Mund të ketë një aspekt të natyrës suaj që e injoroni. Gjithmonë dëshironi të jeni ju ai që ka…

7 minutes ago

New details from the suspicious death of the 38-year-old on the Skopje ring road – what was found on his body?

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…

47 minutes ago

How much the price of electricity is expected to rise from January 2027

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…

47 minutes ago

Detaje të reja nga vdekja e dyshimtë e 38-vjeçarit në unazën e Shkupit – çfarë u konstatua në trupin e tij?

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…

1 hour ago

Sa pritet të rritet çmimi i energjisë elektrike nga janari 2027

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…

1 hour ago

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

7 hours ago