Një nga personat më të afërt dhe më të dashur për Arben Derhemin është aktori ikonë shqiptar, Robert Ndrenika. Prej vitesh gëzojnë një miqësi të begatë, të vërtetë.
Nisur nga komentimi i një fotoje me të, të shfaqur në “Rudina” në Tv Klan, Arben Derhemi zbulon disa detaje mbi aktorin dhe lidhjen mes tyre.
Arben Derhemi: Këtu është ditëlindja e Darlit. Berti këtu ka ardhur vetëm për miqësinë që kemi sepse ka qenë pas operacionit, bajpasit, ishte një moment pak delikat për të. Për mua është një miqësi e vërtetë sepse nuk ka asnjë bazë interesi, njohjeje, farefisnore, thjesht është një miqësi e cila është formuar dhe konsoliduar gjatë kohëve që kemi punuar me njëri-tjetrin. Na ka ngjitur shumë miqësia me njëri-tjetrin, e kemi dashur shumë njëri-tjetrin.
Rudina Magjistari: Na thuaj diçka nga karakteri i Robert Ndrenikës që ne nuk e dimë se del shumë pak në ekran, intervista, na zbulo diçka ti që e njeh më nga afër.
Arben Derhemi: Është një njeri i jashtëzakonshëm, që ka qejf gjatë gjithë kohës të bëjë humor, i rezervuar në kuptimin e mirë të fjalës për të mos dalë gjithmonë në televizione të ndryshme, ma ka mësuar dhe mua këtë sepse “kur nuk ke çfarë thua, më mirë mos dil” më thotë herë pas here. Kur nuk ke një gjë të re, përsërit veten. Berti, përveç të tjerave është edhe shumë inteligjent dhe gjatë kohës që rri me të, mëson shumë për jetën.
Një miqësi shumë e bukur që herë pas here edhe na është dashur të heqim baltë nga historitë shqiptare, baltë nga njëri-tjetri sepse nuk mund të hedhësh baltë mbi një njeri si ai. Nuk është vetëm çështje që është ikonë, është edhe si njeri ikonë, jo vetëm si aktor. Megjithatë, ndodh rëndom. /tvklan.al
Prej mesditës së sotme, rreth orës një vater zjarti ka përfshirë kodrat e fshatit Tragjas. Flakët, të ndihmuara nga era,…
“AJMAN PARK” Resort e vendosur në Xhafzotaj të Durrësit është sekuestruar nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ka deklaruar se qëllimi i Izraelit…
Armando Broja është një futbollist i ri i Bërnlit. Klubi i Premier Ligës ka bërë të ditur transferimin përfundimtar të…
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, prej orëve të para…
Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, Policia e Shtetit njofton arrestimin në Spanjë të shtetasit shqiptar…