showbiz

Arben Derhemi feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush aktori

Arben Derhemi është një nga aktoret më të dashur të skenës dhe teatrit shqiptar. Ai është shumë aktiv në kinematografi, ku në vitet e fundit ka luajtur shumë role. Aktori ka lindur më 1 shtator të 1969 dhe sot feston ditëlindjen e 54.

Në profilin e tij në Instagram, vetë Derhemi ka ndarë një foto ku ka kujtuar ndjeksit për ditëlindjen e tij.

Të lidhura

None found

“Edhe ne datelindje ne punojme si ne rrethim TK”, shkruan aktori duke u mbushur me urime nga miqë e ndjekës të tij.

Kujtojmë që aktori është baba i një vajze, e cila duket se i ngjan shumë.

Dehemi u diplomua aktor në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1994. Ne vitin 2007 u speializua për “Kurimin dhe Manaxhimin Teatror të Qyteteve Antike”, Ancona, Itali.

Ende student filloi karrierën si aktor në filmin “Një djalë dhe një vajzë” (Fatosi) të I. Muço dhe K. Mitro si edhe në filmin “Këtu bën ftohtë” (Petro) nga Pluton Vasi. Kulmi i suksesit në kinematografi konsiderohet seriali televiziv “Njerëz dhe Fate” (Flori) nga Y. Pepo. Nga viti 2000 e në vazhdim ka marrë pjesë në filmat “Ishte Koha për Dashuri” (Flori) të Y. Pepo, “Shqetësimet e një obezi” (Dashnori) P. Vasi, seriali televiziv “Familjet” (Toni) të S. Racaj, “Home Sweet Home” (Genci), V. Bajgora, “Maya” (Burhami) P. Vasi dhe Matanë Lumit (djali) S. Kanaqi.

Në Teatrin Kombëtar dhe në Akademinë e Arteve te Bukura, interpreton vazhdimisht role si : “Shtrëngata” (Stefano) të Sheksiprit “Kalorësit” (Agorakritos) të Aristofanit, “Kohë e Çm endur” (Djali) të Ruzhdi Pulahës, “Mbretëresha e Bukur” (Rei Duli) nga Babis Cikrilopulos, “6 Vjet Sh tatzënë” (Bebja) nga Babis Cikrilopulos, “Pentekost” (Ministri i Kthimit në Identitet) të D. Edgar, “Mashtruesi i grave” (Vasily Ivanovic), “Llotaria e Humbur” (Frensis), “Kërcuri” (Todo) nga Pëllumb Kulla, “Kopraci” (Kleanti) nga Molier, “Opera për tre grosh” (Rrëfimtari), nga Brecht, “Hijet e Natës” (Haliti) nga Vedat Kokona , “Hipokritët” (Aristidhi), “Babai” (djali i shtëpisë), nga Ruzhdi Pulaha, “Ne të gjithë këndonim Margaritën” (Petro Fotografi) nga Bashkim Hoxha, “Trojanët” (Menelau) nga Euripidi, “Poshtëpërjetat e Dashurisë” (Meki Thika) nga Brecht, “Filumena Marturano” (Roberto) nga Eduardo De Filippo, “Menaxheria e Qelqtë” (Tommy) nga Tennesy Williams, “Forca e Zakonit” (Zbutësi i kafshëve) nga Thomas Bernhard, “Riverside Drive” (Jim Swain) Woody Allen, “Henri i VI” William Shakespeare,”Johan Padan dhe Amerikat” Dario Fo.

të fundit

Kosovo signs €40 million contract with the European Investment Bank to improve healthcare

Nënshkruhet marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për sektorin e shëndetësisë në vlerë prej 41 milionë…

45 seconds ago

Just days after approval, the law on the Specialist Chambers sparks debate between parties and the EU

Partitë parlamentare në Kosovë kanë reaguar pas deklaratës së komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e cila kritikoi…

1 minute ago

Ministri i Jashtëm izraelit: Vazhdojmë të përballemi me Hamasin! Shqipëria, qëndrim të palëkundur kundër terrorizmit, antisemitizmit dhe Iranit

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka falënderuar Shqipërinë për qëndrimin e saj kundër terrorizmit dhe antisemitizmit, si dhe…

7 minutes ago

Kosova firmos kontratën 40-milionëshe me Bankën Evropiane të Investimeve për përmirësimin e kujdesit shëndetësor

Nënshkruhet marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për sektorin e shëndetësisë në vlerë prej 41 milionë…

15 minutes ago

Kryeministri Rama paralajmëron pikat e shitjes me pakicë: Gjoba nëse spekuloni me çmimet

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria synon të zgjerojë më tej përfshirjen e bizneseve në platformën “Pasqyra…

19 minutes ago

Xhixha pas supergolit në derbi: Nuk është fshehtësi – vendosëm 2-0’në, por u tërhoqëm; e rregullojmë gjatë javës

Redon XhixhaTirana mposhti Partizanin në derbin e parë të kryeqytetit, për llogari të javës së 6-të të “Abissnet Superiores” [...]Read…

23 minutes ago